Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
2 inspektorë të Bashkisë në burg, lejonin ndërtime pa leje
English

2 inspektorë të Bashkisë në burg, lejonin ndërtime pa leje

Tiranë, 29 dhjetor 2011, NOA- Nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, duke lejuar ndërtime dhe shtesa pa leje në Tiranë, kundrejt marrjes së parave kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, dy punonjës të Bashkisë së Tiranës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Pas disa muajsh hetime, ky operacion i koduar "Një kat më shumë" i zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Task-Forcën e Prokurorisë së Tiranë, bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e tre shtetasve të akuzuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Tre të arrestuarit janë dy punonjësit e Bashkisë, Arbit Medusa, 30 vjeç, me banim në Tiranë, Inspektor në Inpektoriatin Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Tiranë; Alban Zizo, 34 vjeç, me banim në Tiranë, punonjës pranë Bashkisë Tiranë dhe Fatos Jana, 33 vjeç, me banim në Tiranë.

Policia e Tiranës informoi se tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin, kërkonin dhe merrnin shuma të ndryshme parash, që variojnë nga 80 000 deri 10 000 lekë të rinj, për të lejuar në mënyrë të paligjshme persona të ndryshëm, që të kryenin ndërtime të paligjshme në Tiranë, kryesisht ndërtime pa leje në zonën e njësisë Nr.8 Tiranë.

Operacioni për kapjen e dy inspektorëve duket se përkon me aksionet e verës të Policisë Bashkiake për prishjen e shtesave dhe ndërtimeve pa leje në shumë zona të kryeqytetit.

NOA

KOMENTE