Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krasniqi: Qeveria na ka sjellë ligje të dobëta
English

Krasniqi: Qeveria na ka sjellë ligje të dobëta

Prishtinë, 29 dhjetor 2011, NOA – Kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi shprehu pakënaqësinë e tij për shumicën e ligjeve të prura nga Qeveria e Kosovës duke i cilësuar ato të këqija.

Në një intervistë analitike për mbylljen e vitit 2011, kryeparlamentari i Kosovës e vlerësoi vitin 2011 të suksesshëm për Kuvendin e Kosovës duke theksuar se për nëntë muaj Kuvendi arriti të miratojë 65 ligje.

Gjatë intervistës për Kosovapress, zoti Krasniqi nënvizoi se Kuvendi ka mbikëqyrur zbatueshmërinë e këtyre ligjeve, duke saktësuar se axhenda e Kuvendit nuk është ndikuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

“Kur nga Qeveria na vijnë ligje që i plotësojnë kriteret për t’u shqyrtuar dhe miratuar, nëse janë mirë të punuara ia lehtësojnë punën Kuvendit për t’i kryer më mirë detyrat.

Nëse këto ligje vijnë jo mirë të përgatitura as në aspektin gjuhësor, as në aspektin profesional, sigurisht që edhe mundësitë edhe zgjatja e miratimit të tyre do të ndodhë, për shkak të cilësisë së dobët që na vijnë nga Qeveria. Natyrisht, ne e dimë se kapacitetet profesionale për hartimin e ligjeve në Kosovë nuk janë të mjaftueshme”, deklaroi Krasniqi.

I pyetur lidhur me kundërshtimet e tij për zgjedhjen e Behgjet Pacollit dhe më pas Ahtifete Jahjagës si presidentë të Kosovës, Krasniqi nënvizoi se “Ndonjëherë është dukur se jam kundër koalicionit qeverisës, që në fakt unë s’kam qenë kundër koalicionit, por ka pasur kërkesa që kanë qenë ndesh me ligjin. Sa herë ka pasur kërkesa që janë ndesh me ligjin dhe me rregulloren e punës së Kuvendit, unë jam i obliguar ta respektojë edhe ligjin edhe rregulloren”.

Në këtë suazë, kryekuvendari i Kosovës Jakup Krasniqi sqaron se përtej përshtypjes së krijuar se ai ka synuar karrigen e Presidentit të Kosovës, e vërteta është se ai ka kërkuar që në këtë post të vijnë njerëz nga skena e politikës apo edhe ajo akademike.

Intervista e plotë e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi

Kosovapress: Z. kryeparlamentar, sa ka arritur Kuvendi i Kosovës t’i realizojë objektivat e veta gjatë vitit 2011, të cilin po lëmë pas?

Krasniqi: Ne zakonisht krahasojmë me vitet e mëparshme dhe nëse bëjmë këtë krahasim, ne i kemi miratuar diku rreth 65 ligje, që duke parë kohën e kufizuar prej 8-9 muajsh, mund të themi se e kemi përmbushur në masë të madhe obligimin që kemi pasur sipas planit dhe janë diku rreth 30 ligje në procedurën e miratimit që do të thotë se do të miratohen gjatë janarit dhe shkurtit.

Në këtë mënyrë, në këtë periudhë njëvjeçare, Kuvendi vërtetë e tejkalon planin, gjithnjë nëse bëjmë krahasim me vitet e mëparshme, ku viti më i suksesshëm ka qenë viti 2008, por atëherë janë miratuar ligje me procedura të përshpejtuara, pastaj më së shumti ligje kemi miratuar në vitin 2010, diku rreth 80 ligje, kështu që jemi në përmbushjen e detyrave. Natyrisht gjithë kjo është mbi bazën e kapaciteteve dhe mundësive që i ka Kuvendi. Në një masë të madhe jemi të kënaqur me punën që është bërë.

Kosovapress: Rolin tjetër që ka Kuvendi si mbikëqyrës i Qeverisë së Kosovës. A ka arritur ta mbikëqyrë sa duhet, kemi parasysh që ka qenë një vit me zhvillime të shumta, është ndërhyrja në veri, dialogu, marrëveshjet nga ky dialog, që shpeshherë nga opozita është thënë që Kuvendi është anashkaluar nga shumë këto procese nga ana e Qeverisë?

Krasniqi: Detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve tona janë të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës. Do të thotë legjislativi i ka detyrat dhe obligimet e veta, ekzekutivi po ashtu, presidentja i ka detyrat e veta, sistemi i drejtësisë i ka përgjegjësitë e veta dhe konsideroj se këto janë të ndara. Në këtë rrafsh mund të them që gjithnjë do të ketë pakënaqësi, por mund të them që Kuvendi, nëse gjykojmë nga seanca e fundit kur kemi pasur disa raporte të komisioneve përkatëse që kanë shikuar zbatueshmërinë e ligjeve, mund të them që ky vit ndoshta ka qenë viti që kemi pasur një mbikëqyrje më të mirë të institucioneve që zgjedh Kuvendi.

Kuvendi kontrollon Qeverinë përmes pyetjeve parlamentare, përmes interpelancave, përmes debateve dhe natyrisht duke shqyrtuar raportet e trupave që i zgjedh parlamenti dhe në fund përmes mbikëqyrjes së zbatueshmërisë së ligjeve. Në këtë rrafsh mendoj se sa i përket mbikëqyrjes së zbatueshmërisë së ligjeve, është bërë përpjekje më e madhe.

Kosovapress: Do të thotë ju e konsideroni të paqëndrueshëm atë që e thotë opozita se kryeministri Thaçi e dikton punën e Kuvendin? Në fakt kryeministri në mbledhjen e fundit i bëri thirrje Kuvendit për më shumë angazhim për miratimin e ligjeve!

Krasniqi: Unë nuk dua të hyj në thirrjet që bëhen. Parlamenti i ka procedurat e veta dhe ligjet që kanë ardhur në Parlament për t’u shqyrtuar këtë vit janë shqyrtuar, ato ligje që vijnë pas seancës së fundit, janë ligje që duhet të kalojnë në procedura në vitin e ardhshëm dhe unë mendoj që Parlamenti në këtë drejtim është duke e kryer mirë punën e vetë. Natyrisht punën e Parlamentit e përcakton në një masë edhe puna e Qeverisë. Kur nga Qeveria na vijnë ligje që i plotësojnë kriteret për t’u shqyrtuar dhe miratuar, nëse janë mirë të punuara ia lehtësojnë punën Kuvendit për t’i kryer më mirë detyrat.

Nëse këto ligje vijnë jo mirë të përgatitura as në aspektin gjuhësor, as në aspektin profesional, sigurisht që edhe mundësitë edhe zgjatja e miratimit të tyre do të ndodhë, për shkak të cilësisë së dobët që na vijnë nga Qeveria. Natyrisht, ne e dimë se kapacitetet profesionale për hartimin e ligjeve në Kosovë nuk janë të mjaftueshme.

Si institucione duhet ta formojmë një trupë të përbashkët profesionale, e cila i shikon ligjet gjithanshëm dhe nëse formojmë këtë trupë dhe ligjet vijnë më përmbajtjesore, më të mira, me më pak angazhim të deputetëve dhe të stafit profesional të Kuvendit, atëherë procedurat e miratimit do të jenë më të shpejta. Kosovës i duhet kjo trupë profesionale që harton ligje të mira. Në fakt neve s’po na vijnë ligje të mira dhe pastaj edhe stafi i papërgatitur, sepse nuk kemi staf të mjaftueshëm profesional, në Kuvend krijon vështirësi për të bërë ligje të mira.

Kosovapress: Ato 65 ligje që i përmendët më herët se janë miratuar këtë vit, domethënë nuk janë ligje të mira?

Krasniqi: Ato që kanë dalë janë ligje që ka mundësi dhe ka kapacitete shoqëria jonë për t’i tejkaluar. Nuk jam unë ai që e vlerësoj ligjin, por konsideroj që janë ligje të mira. Sigurisht që ka pas mundësi Kuvendi të miratojë edhe më shumë ligje, por edhe për shkak të ndërhyrjeve dhe ndoshta ndonjëherë jo krejt të argumentuara, ka mundur të jenë së paku 75 ligje, por megjithatë edhe ky miratim që është bërë është i mirë.

Kosovapress: Ju po thoni kryetar që në të shumtën e rasteve projektligjet nuk po vijnë të mira nga Qeveria, ndërkohë kryeministri Thaçi ka thënë se të gjitha ligjet janë sipas standardeve evropiane?

Krasniqi: Po nuk e di. Ne kemi pasur dje një rast që e kemi kthyer një ligj. Ka pasur raste që janë kthyer ligje. Unë nuk dua ta fajësoj askënd, por dua të them që Kuvendi i miraton ligjet, nëse ligjet vijnë mirë të hartuara, i lehtësohet puna Kuvendit dhe procedurat e miratimit të ligjit do të jenë më të shpejta.

Kosovapress: Domethënë ju e mohoni që kryeministri po ndikon në punën e Kuvendit?

Krasniqi: Po shiko, nuk di, nganjëherë si thuhet. Qeveria është sponsoruesi kryesor i materialit të seancave parlamentare dhe në këtë rrafsh duhet ta shohim bashkëpunimin që ekziston mes ekzekutivit dhe Parlamentit. Koalicioni qeverisës formohet për të miratuar ligjet, për të miratuar vendimet e Qeverisë dhe kërkesat e ndryshme që vijnë nga Qeveria. Përndryshe kur koalicioni i humbë numrat në parlament, atëherë ndodhë ndërrimi i qeverisë. Kështu që nëse dikush mendon që krejt Parlamenti duhet të jetë opozitë e Qeverisë, atëherë cila është arsyeja e formimit të koalicionit qeverisës.

Kosovapress: Por ndikimi i kryeministrit sipas opozitarëve, më shumë ndodhë në çështje tjera se tek ligjet?

Krasniqi: Kryeministri në parlament e ka për obligim ta mbrojë punën e Qeverisë së vetë dhe opozita e ka rolin për të kritikuar punën edhe të ekzekutivit, por edhe të institucioneve që i zgjedh parlamenti. Natyrisht nganjëherë këto kritika janë mbi baza politike, por megjithatë edhe opozita konsideroj që ka qenë pjesë e të gjitha proceseve që kanë ndodhur në Kosovë dhe konsideroj që të gjitha kërkesat e opozitës i janë drejtuar Qeverisë dhe është dashur trajtimi i tyre në Kuvend, asnjë kërkesë e opozitës nuk është refuzuar.

Kosovapress: Gjatë këtij viti, ju si kryetar i Kuvendit jeni përballur me një opozitë pak më ndryshe se herave tjera, meqenëse është edhe Lëvizja Vetëvendosje. A ka qenë për juve vështirë që ta menaxhoni Kuvendin me një opozitë të tillë me një fjalor më të ashpër?

Krasniqi: Realisht, mund të them që ende meqenëse kemi një opozitë mjaft të fortë, unë mendoj që ka qenë mjaft racionale dhe Parlamentin e Kosovës nëse e krahasojmë me parlamentet e vendeve demokratike që kanë traditë shumë më të madhe se Kosova, ka probleme të ndryshme. Për shembull edhe në Parlamentin Italian, atë gjerman, anglez dhe në të gjitha parlamentet ka debate të forta pozitë-opozitë. Edhe në Shqipëri, po ta shikojmë ka debate më të ashpra, bile ka edhe diçka që nuk do duhej të ishte pjesë e parlamenteve. Konsideroj që ka pasur ndonjë fjalë që unë gjithnjë kam thënë, ndoshta deputetët nuk e gjejnë shprehjen më të duhur për ta shfaqur mendimin e vetë, por në tërësi konsideroj që edhe opozita në të shumtën e rasteve ka qenë korrekte. Fundja, opozita është për të bërë presion tek ekzekutivi.

Kosovapress: Mbajmë mend që mandatin e kaluar kur kemi pasur një opozitë më pak të zëshme, ju si kryetar ka ndodhë të largoni deputetë nga seanca për shkak të fjalorit joparlamentar. Në këtë mandat kemi një opozitë më të ashpër dhe fjalor dyfish më të vrazhdë, por një kryeparlamentar më të butë në raport me “dënimet” ndaj tyre?

Krasniqi: Realisht nuk kam ndryshime shumë të mëdha në menaxhimin e Kuvendit. Ndoshta në një masë kemi pasur mirëkuptim për një fjalor jo gjithherë të qëlluar të opozitës, ndoshta më tepër të Vetëvendosjes. Por Vetëvendosja janë një grup i ri parlamentar, kanë ardhur me energji të reja, ende nuk janë ambientuar me punën e Kuvendit dhe me detyrat e deputetit. Në anën tjetër unë i mirëkuptoj sa herë kërkojnë ndryshime, por duhet ta dinë që në Kuvend kanë ardhur me këtë Kushtetutë që është, me këto simbole dhe ata duhet t’i respektojnë.

Nëse i bëjnë numrat për t’i ndërruar, që duhet 2/3 ata edhe mund t’i bëjnë ato. Por derisa është kjo Kushtetutë, janë këto simbole, ata kanë ardhur më këtë Kushtetutë dhe këto simbole, duhet t’i respektojnë. Kur t’i bëjnë numrat, le t’i bëjnë ndryshimet, por duhet të ndiqen procedurat ligjore. Dihet si ndërrohet kushtetuta, dihet si ndryshohen ligjet, dihet si ndryshohen simbolet. Le të ndiqet rruga ligjore dhe kushtetuese, ne s’kemi asnjë problem në këtë rrafsh.

Kosovapress: A do t’i kishit mbështetur nismat e tilla?

Krasniqi: E, kjo është një çështje tjetër. Ata duhet t’i bëjnë numrat. Pasi të bëhen numrat, mund pastaj të shikojmë.

Kosovapress: Megjithatë, edhe ju kryetar keni qenë shpesh në një nivel opozitar karshi koalicionit qeverisës në shumë çështje, qoftë me deklarata të ndryshme, gjatë seancave, duke nisur që nga kundërshtimi për zgjedhjen e Behgjet Pacollit president, e pastaj edhe të Atifete Jahjagës. Pse e keni ndjekur këtë linjë, për ta treguar lidershipin dhe fuqinë tuaj politike?

Krasniqi: Me zgjedhjen e dytë nuk jam marrë realisht. Me zgjedhjen e parë po. Shikoni, të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur, unë i kam respektuar edhe vendimet e partisë sime, sepse fundi i fundit unë jam themelues i asaj partie. Por ka pasur diçka që nuk jam pajtuar dhe për atë që nuk jam pajtuar e kam thënë publikisht dhe të gjitha zhvillimet kanë treguar se unë kam pasur të drejtë. Ka pasur mundësi të bëhet një zgjidhje më e mirë që në fillim dhe ka pasur mundësi të bëhet një koalicion më i fuqishëm, megjithatë është ky që është dhe në këtë rast unë e kam respektuar.

Ndonjëherë është dukur se jam kundër koalicionit qeverisës, që në fakt unë s’kam qenë kundër koalicionit, por ka pasur kërkesa që kanë qenë ndesh me ligjin. Sa herë ka pasur kërkesa që janë ndesh me ligjin dhe me rregulloren e punës së Kuvendit, unë jam i obliguar ta respektojë edhe ligjin edhe rregulloren.

Kosovapress: A mundeni shkurtimisht ta bëni një vlerësim për punën e presidentes Jahjaga dhe të zëvendëskryeministrit Pacolli, me zgjedhjen e të cilëve, prapë po e përsëris që nuk jeni pajtuar?

Krasniqi: Shikoni, nuk do të merrem tani. Ajo është e kaluar. Qëndrimi im ka qenë i njohur për publikun dhe nuk kam çka i shtoj atij qëndrimi.

Kosovapress: Megjithatë, ajo është presidente dhe bart një rol të rëndësishëm, bart një post të cilin ju e keni synuar?

Krasniqi: Realisht është krijuar keq përshtypja që unë e kam synuar. E vërteta ka qenë që unë kam qenë që në pozita të larta shtetërore të vijnë njerëzit qoftë nga skena e politikës, qoftë nga sfera akademike. Kjo ka qenë dhe e kam thënë publikisht dhe kam qenë që mos të zbritet kriteri që përfaqëson institucionet dhe qytetarët e Kosovës. Kjo ka qenë ajo kërkesa ime, megjithatë kur është bërë zgjedhje, unë kam vazhduar bashkëpunimin, sepse në fund të fundit nuk ka qenë çështje e imja, e ka zgjedhur institucioni që unë e drejtoj dhe për mua gjithçka është në rregull.

Kosovapress: Me këtë rast a është zbritur ky kriter?

Krasniqi: Unë e thash në përgjithësi, sa i përket përfaqësimit, jo vetëm të këtij institucioni, por edhe të shumë të tjerave, janë zbritur kriteret dhe unë e kam shprehur se më poshtë s’ka ku të shkojë vetëm të ngritën kriteret në të ardhmen të njerëzve që do t’i përfaqësojnë, qoftë të institucioneve, qoftë të qytetarëve që i përfaqësojnë.

Kosovapress: E përmendët bashkë më herët se jeni themelues i PDK-së, sigurisht jeni bashkë me Hashim Thaçi dhe të tjerët. A po ju ikë PDK-ja nga dora juve personalisht, meqenëse si sekretar i përgjithshëm më herët keni qenë i zgjedhur drejtpërdrejt nga vota e Kongresit njësoj si kryetari, kurse tash nga Këshilli Drejtues, po ashtu edhe zhvillimet tjera në kuadër të kësaj partie?

Krasniqi: Jo, dokumentet e PDK-së nuk kanë ndryshuar. Të drejtën për t’i ndryshuar dokumentet e saj i ka Kongresi dhe asnjë kongres nuk është marrë me ndryshimin as të statutit si dokument normativ, as të programi si dokument programor.

Kosovapress: A e prisni mbështetjen e PDK-së për president?

Krasniqi: Pa u përmbyllur çështja e ligjit nuk kam shfaqur ndonjë interes për atë pozitë edhe pse shumëkush mendon, edhe njëherë po them se mendon gabimisht. Unë kam qenë dhe jam i interesuar që institucionet e Kosovës të kenë një përfaqësim dinjitoz.

Kosovapress: Në një mandat të tretë do ta pranonit sërish postin e kryeparlamentarit?

Krasniqi: Do ta rishikojë këtë çështje.

Kosovapress: Kryetar, a po ju mungon Fatmir Limaj në Kuvendin e Kosovës, ka disa muaj që nuk vjen në Kuvend, dhe si e shihni zgjidhjen e çështjes me të cilën përballet ai?

Krasniqi: Vërtetë, tash mungesa dihet, mungesa e një deputeti që në ulësen e Kuvendit është me më së shumti vota. Kjo është një anë që neve vërtetë na vjen keq. E dimë që është një procedurë që ka mundur të jetë në formë më të lehtë dhe jo në këtë formë siç është, por është një vendim i drejtësisë dhe ne presim që drejtësia ta thotë fjalën e vetë mbi bazën e fakteve dhe dëshmive. Unë kam besim që deputeti Fatmir Limaj dhe njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, siç ka dalë i pafajshëm në Tribunalin e Hagës, ku ka pasur një akuzë edhe më të rëndë se këtë që ka tani, edhe kësaj radhe do të del i pafajshëm.

KOMENTE