Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krishtlindjet e një të burgosure
English

Krishtlindjet e një të burgosure

"Në të vërtetë kohëve të fundit po e lexoj veprën sublime dhe sfiduese të Dietrich Bonhoefferi-t, “Letra nga burgu”, ku ai i përgjërohet Krishtit për ofrimin e mëshirës ndaj botës, botës sonë. Një libër i shkruar me dorën e një të vuajturi në një qeli të errët, ku shpresa vdiste përpara trupit, Bonhoeffer nxori një libër të pasur nga aspekti fetar, mundësia dhe, po, shpresa – madje edhe në orët më të errëta të njerëzimit".

Nga Julja Timoshenko

Në këto Krishtlindje i kërkoj familjes dhe miqve të mi të mos kenë dertin tim. Si e ka thënë edhe Anna Akhmatova, kronistja e jashtëzakonshme e terrorit të Stalinit, “jam gjallë në këtë varr”.

Në të vërtetë, jam shumë më e gjallë, e di, sesa burrat që më kanë burgosur mua. Krishtlindjet kanë qëllim të shënojnë një mundësi për një fillim të ri për të gjithë burrat dhe gratë. Si e ka thënë edhe Bonhoefferi në fjalët e tij të fundit: “Ky është për mua... fillimi i jetës”

Burgu i Lukyanivskas, Kiev – Është thënë se në istikame nuk ka ateistë. Këtu, pas gjykimit tim spektakolar dhe katër muajsh e gjysmë në qeli, e kam kuptuar se as në qeli nuk ka ateistë.

Kur ju marrin në pyetje, pavarësisht prej dhimbjes së padurueshme – marrjes në pyetje edhe në qelinë tënde – për orë të tëra pa asnjë minutë pushim dhe angazhimit të një sistemi të tërë për të të nënshtruar dhe shkatërruar, lutja është privatësia e vetme e besueshme. Ky është momenti i vetëm që ju jeni të sigurt se askush nuk po ju dëgjon. Zoti, e kupton secili, është miku i vetëm dhe familja juaj e vetme, sepse – e privuar edhe nga e drejta për ta takuar edhe priftin - nuk keni kujt tjetër t’i drejtoheni për t’ia rrëfyer shqetësimet dhe shpresat tuaja.

Në këtë kohë të dashurisë dhe familjes, vetmia e burgut është pothuajse e padurueshme. Heshtja e zymtë e natës (gardianët kohë pas kohe sillen kot përreth qelive), jehonat e shisheve të rrëzuara nëpër qelitë e tjera dhe kërcitjet e ecejakeve të të burgosurve bëjnë gjumin të pamundshëm. Duhet të jeni shumë i durueshëm që ta tejkaloni këtë gjendje torturuese.

Por është e çuditshme se si nuk të zbehen ndjenjat për të mirat e botës, ani pse jemi në një vend të tmerrshëm në këtë kohë feste. Ju mbase do të mendoni se ne jemi këtu të izoluar nga gjithçka dhe se është e vështirë ta kaloni këtë kohë kur njerëzit bashkohen në familje, ama është liria shpirtërore që ndiejmë në Krishtlindje që na mban optimistë. Kjo është dhuratë e Krishtlindjeve. Në këtë errësirë qelie, mbledh veten dhe gjej forcë e shpresë nga fakti se Zoti në njëfarë forme është aq afër meje. Kujt do t’i bënte shoqëri Jezu Krishti më parë sesa një njeriu të vetmuar që vuan dhe persekutohet?

Në të vërtetë kohëve të fundit po e lexoj veprën sublime dhe sfiduese të Dietrich Bonhoefferi-t, “Letra nga burgu”, ku ai i përgjërohet Krishtit për ofrimin e mëshirës ndaj botës, botës sonë. Një libër i shkruar me dorën e një të vuajturi në një qeli të errët, ku shpresa vdiste përpara trupit, Bonhoeffer nxori një libër të pasur nga aspekti fetar, mundësia dhe, po, shpresa – madje edhe në orët më të errëta të njerëzimit.

Një paragraf rezonon në mua derisa ankohem për gjendjen e Ukrainës. Derisa priste kryerjen e ekzekutimit të tij nga nazistët, Bonhoeffer shkroi në burg se “perëndia e botës nuk është... anuluar, por është zbuluar, dhe prandaj i është ekspozuar një drite të papritur”.

Prandaj unë ndihem paksa rehat në këto Krishtlindje, sepse nuk po mbretëron mosnjohja e Perëndisë, çnjerëzores dhe kriminalitetit e një regjimi që tani sundon në Kiev. Ajo tani po i ekspozohet botës me një dritë shumë të qartë. Postulati demokratik është maskuar me një teatër politik cinik. Doli në shesh se pretendimi për ta afruar Ukrainën me Bashkimin Europian ishte një gënjeshtër e madhe, dhe se kleptokracia ka marrë edhe një herë gjithçka në duar të veta. Pushteti i tanishëm nuk dëshiron t’ia dijë për sundimin e rendit dhe ligjit, prandaj edhe refuzon çdo kundërshtim politik.

Më e rëndësishmja është se vuajtja e popullit ukrainas gjithashtu po bëhet gjithnjë e më e njohur, dhe tanimë nuk jemi të vetmuar në kujën tonë. E gjithë Europa dhe bota e ka kuptuar gjendjen tonë. Të gjithë e kanë parë se shteti në kufi me Europën ka rënë në duar të mafies që ka uzurpuar kontrollin e mediave dhe bizneseve me metoda zhvatëse. Tani të gjithë miqtë tanë europianë e kanë marrë vesh se me çfarë mafie shtetërore kanë punë në Ukrainë. Dhe unë jam e lumtur të besoj në këto Krishtlindje se Europa demokratike nuk do ta lejojë këtë gjendje. Ukrainasit do të fuqizohen edhe më shumë kur ta shohin se ata nuk janë të vetmuar në luftën e tyre.

Nuk pretendoj se jam një eksperte e vlerave fetare dhe shpirtërore, por jam një besimtare e thjeshtë që nuk beson se ekzistenca jonë në këtë botë është rezultat i një aksidenti hapësinor. Unë vazhdoj të besoj se jemi një pjesë e një akti misterioz të integruar, burimi, drejtimi dhe qëllimi i të cilit – ani pse i vështirë të pranohet në këtë kohë – ka një kuptim të njëmendtë – madje edhe kur dikush është ngujuar prapa grilave të burgut.

Mjafton vetëm besimi ynë në idenë se jetët tona kanë peshë, dhe se vendimet tona duhet të gjykohen nga përmbajtja e tyre morale, që ne në Ukrainë, dhe kudo tjetër, ta kuptojmë rrugën tonë për të dalë prej mizeries, dëshpërimit dhe pikëllimit që na ka kapluar në dy vjetët e fundit. Është brenda fuqisë tonë ta ripërcaktojmë fatin tonë të lirive dhe shoqërive tona, jo me nisma personale, por duke i bashkuar forcat me njerëzit që mendojnë njëjtë në mbarë botën. E di se do t’ia dalim me këtë.

Në këto Krishtlindje i kërkoj familjes dhe miqve të mi të mos kenë dertin tim. Si e ka thënë edhe Anna Akhmatova, kronistja e jashtëzakonshme e terrorit të Stalinit, “jam gjallë në këtë varr”. Në të vërtetë, jam shumë më e gjallë, e di, sesa burrat që më kanë burgosur mua. Krishtlindjet kanë qëllim të shënojnë një mundësi për një fillim të ri për të gjithë burrat dhe gratë.

Si e ka thënë edhe Bonhoefferi me fjalët e tij të fundit: “Ky është për mua... fillimi i jetës”.

(Autorja, e cila për dy mandate ka qenë Kryeministre, është drejtuese e burgosur e opozitës politike ukrainase. Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate)

KOMENTE
  • Ndre Molla analar18:56 - 29 Dhjetor 2011
    Nuk eshte,as zbatim ligji,as lufte kunder krimit e korrupsionit,as burrnore burgosja e saj.Tregon se Ukraina nuk eshte shkeputur nga e kaluara ose mafja ka mberthyer ate shtet.I urojme lirim sa me te shpejte kesaj demokratje properendimore.