Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luan Krasniqi i jep fund karrierës në boks
English

Luan Krasniqi i jep fund karrierës në boks

Berlin, 30 dhjetor 2011, NOA - Luan Krasniqi boksieri më i njohur shqiptar, i ka dhënë fund karrierës së tij në boksin profesionist.

40-vjeçari Krasniqi, i lindur në Junik të Kosovës, por që ka bërë karrierë nën flamurin gjerman, e bëri të ditur zyrtarisht largimin e tij nga boksi, nëpërmjet një letre të publikuar në faqen e tij të internetit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Boksieri i madh falenderon të gjithë ata që e ndihmuan të mbërrinte në sukseset e madha gjatë karrierës së tij në boksin profesionist.

Luan Krasniqi falenderon në mënyrë të veçantë edhe tifozët për përkrahjen që i kanë dhënë, shkruan Kosovapress.

Gjatë karrierës së tij, Luan Krasniqi ka zhvilluar 35 ndeshje, 30-të nga të cilat i ka fituar, një barazim dhe katër humbje.

Luan Krasniqi për disa vite radhazi ishte kampion i Evropës, ndërsa arriti të renditet edhe në vendin e dytë në listën e më të mirëve të botës për peshat e rënda në versionin WBO.

mit/NOA

KOMENTE