English

Një restorant ninxhash në Nju Jork

Nju Jork, 30 Dhjetor 2011, NOA - Nju Jork është një qytet që nuk rresht kurrë së habituri banorët.

Në lagjen Tribeca (në jug të Manhattan), restoranti japonez ninxha i lë klientët e saj çdo ditë me gojë hapur.

Aty kamerierët janë të gjithë me veshje tradicionale, me shpata në duar dhe ofrojnë lëvizjet zbavitëse për të gjithë klientët me numra kung fu-je. Menytë nisin që nga çmimi 38 dollarë dhe përfshijnë pjata si supa me soje e molusk, që përgatitet mbi gurë të nxehtë mbi 800 gradë, në tavolinën ku janë ulur dhe klientët.

Ndërsa për sa i përket dizajnit, i gjithë lokali është krijuar si një ambient në brendësi të një kështjelle, të epokës feudale japoneze, me ura dhe tra druri dhe mobile antike.

r.b/NOA

KOMENTE