Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pozitë-opozitë, si model për Rajonin
English

Pozitë-opozitë, si model për Rajonin

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e fundit për këtë vit ka përcjellë urimet më të mira për kabinetin e tij qeveritar për vitin e Ri 2012. Me këtë rast z. Thaçi ka falënderuar ministrat për punën e mirë dhe përballjen me sfidat e shumta gjatë vitit që po e lëmë pas

Nga Hashim Thaçi

Viti 2011 filloj me përmbylljen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme, një proces ky që u stërzgjat në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Qeveria e themeluar në shkurt, e dalë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, definifivisht shënon hapin apo nxjerrjen e ekipit më kredibil qeveritar në historinë politike të Kosovës, një qeveri e përgjegjshme e gjeneratave dhe mentalitetit të ri, e orientimit të qartë perëndimor, qeveri e Kosovës evropiane e standardeve të larta ndërkombëtare, e veprimeve të përgjegjshme, përballimit të sfidave dhe reformave të thella demokratike.

Qeveri që ka respektuar vullnetin e qytetarëve dhe pritjet e tyre, që iu ka shërbyer të gjithëve. Qeveri në shërbim të të gjithë qytetarëve në tërë territorin e Republikë së Kosovës dhe partnere besnike e BE-së, SHBA,-së, NATO-s dhe botës demokratike. Qeveri e mbajtjes dhe realizimit të premtimeve.

Mund t’iu them lirisht, jo me mburrje por me përgjegjësi të lartë se qeveria e Republikës së Kosovës është qeveria e vetme në Evropë që ka arritur t’i rris pagat në nivelin që kemi rritur për punëtorët kosovarë, për mësuesit - 50 për qind, për gjithë policët e Kosovës - 40, për punëtorët e shëndetësisë - 30 , për shërbyesit civilë - 30 , për pjesëtarët e FSK-së - 30, për të gjitha familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës - 50 , zjarrfikësve - 50 , ndërsa prokurorëve dhe gjykatësve u kemi rritur pagat deri në 120 për qind.

Dëshiroj të theksoj se në fillim të vitit të ardhshëm, pra të vitit 2012, do të ketë rritje për të gjithë pensionistët deri 26 për qind.

Viti që po lëmë pas shënon edhe një fazë të re të marrëdhënieve mund të them lirisht të munguara më herët në relacionin pozitë-opozitë, sepse bashkërisht filluam reformat kushtetuese dhe ato zgjedhore.

E ritheksoj, kjo punë e përbashkët e pozitës dhe opozitës për reforma kushtetuese dhe zgjedhore, është model për rajonin tonë.

Këto reforma do të jenë gjithëpërfshirëse dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Tanimë grupet punuese veç janë duke punuar për mënyrën e zgjedhjes së presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa grupi punues për zgjedhjet e përgjithshme pas dy vitesh.

Këto reforma do të përcillen me ide, do të përcillen me propozime të ndryshme, që sigurojnë dhe garantojnë për të ardhmen e Kosovës evropiane, institucione stabile, kredibile, të përgjegjshme dhe legjitime. Natyrisht këto reforma dëshirojnë hap përpara dhe në asnjë rrethanë rikthim prapa.

Në të njëjtën kohë, ne me përgjegjësinë më të lartë si Qeveri e Kosovës, me aprovimin e plotë të Kuvendit të Kosovës dhe të gjitha institucioneve tjera me inkuadrimin edhe të presidentes, kemi filluar dialogun ndërshtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe përcaktimi ynë ka qenë shumë i qartë që çdo zgjidhje në kuadër të fqinjësisë së mirë të jetë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, pra të modeleve evropiane.

Diçka e tillë ishte përmbyllur më herët me Maqedonisë sa i përket vijës së demarkacionit, gjithashtu e rregulluar edhe me Shqipërinë dhe duke u punuar me Malin e Zi.

Ne do të vazhdojmë të jemi të përgjegjshëm në angazhimet edhe të vitit 2012, që çështjet që janë të diskutueshme në kuptimin teknik, me lehtësimin dhe prezencën e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së të punojmë me përgjegjësitë më të larta që t’i kemi zgjidhjet e pranueshme teknike, jashtë ndikimeve politike, por të modelit evropian.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për implementimin e marrëveshjeve që janë në interesin e dy shteteve dhe popujve tanë. Në kuadër të kësaj kemi pasur destruiktivitet nga Serbia për çka kemi qenë të obliguar të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet tona për reciprocitet dhe siç e dini me 20 korrik ne kemi marrë vendimin për reciprocitet me Serbinë, duke parë mosrespektimin e këtij vendimi kushtetues dhe ligjor, ne morëm vendimin tjetër atë të 25 korrik për dërgimin e njësive speciale të Republikës së Kosovës në pikat 1 dhe 31 dhe pastaj doganierëve.

Ky vendim ka qenë shumë i drejtë, kushtetues, ligjor, dhe pastaj e mbështetur edhe nga e gjithë demokratike, me hezitimin fillimisht nga ata që e kishin krijuar status quon 12 vjeçare në veriun e Mitrovicës.

Ne morën vendimin e 25 korrikut në kohën kur ishte krijuar bindja se nuk mund të ndryshoj gjendja në veri.

Sot në pikën 1 dhe 31 janë doganierët dhe policët e Kosovës. Kjo gjendje do të lëviz në drejtim të funksionalizimit të plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dëshiroj me këtë rast të falënderoj autoritetet ndërkombëtare që mbështeten përkushtimet tona dhe vendimin tonë më 25 korrik, ICO-në gjithashtu në një bashkëpunim të ngushtë të menaxhimit të situatës me KFOR por edhe rikthimin e autoritetit të vetë të EULEX pas 25 korrikut. Tani kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me tri institucionet ndërkombëtare prezentë në Kosovës, pra EULEX, ICO dhe KFOR.

Një gjë është e sigurt se filozofia e qeverisjes së mirë, e sundimit të ligjit, lëvizjes së lirë, e institucioneve legjitime, e lidershipit legjitim, e investimeve socio-ekonomike, do të ngadhënjejë mbi logjikën e bllokadës dhe izolimit.

Në të njëjtën kohë, ne kemi premtuar dhe arritëm të punojmë shumë në procesin e integrimeve evropiane, reformave të thella demokratike, qoftë në politikë, në ekonomi, e legjislacion. I kemi proceduar mbi 100 projektligje sipas standardeve evropiane dhe presim nga Kuvendi, për çka edhe i falënderojmë të gjithë deputetët për përkushtimin e tyre të treguar në këtë drejtim, që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejt që është e mundshme.

Viti 2012 do të jetë shumë dinamik sa i përket procedimit të projektligjeve në Kuvend. Të gjitha projektligjet do të jenë të standardeve evropiane të harmonizuara me kushtet, mundësitë, rrethanat por para së gjithash vlerat evropiane.

Nga puna e mirë që e kemi bërë, qeverisja e mirë, koordinimi i mirë edhe me të gjitha autoritetet lokale, kemi arritur që të kemi sukses në agjendën tonë konkrete evropiane për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës.

Tani më kemi edhe ofertën konkrete nga Brukseli për dialogun për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale dhe tregtare me Bashkimin Evropian, dhe anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në BERZH.

Janari i vitit 2012 do të jetë edhe zyrtarisht muaji i fillimit të dialogut zyrtar me BE-në. Ne duam të besojmë që edhe pesë vendet e BE-së gjatë vitit 2012 do të marrin vendimet e pritura në Kosovës, dhe gjithashtu të drejta për njohjen e Republikës së Kosovës.

Kjo agjendë është realizuar falë qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, ndërtimit të rendit demokratik dhe shumë etnik në Kosovë.

Gjithashtu kemi punuar që të rrisim mirëqenien sociale të qytetarëve dhe kjo ka ndodhur, gjithashtu të ulim papunësinë, dhe kjo ka ndodhur, zhvillimi ekonomik, që ka ndodhur mbi pesë për qind, rritje e buxhetit për vitin 2012, mbi shtatë për qind.

Ndërsa një kapitull jashtëzakonisht të rëndësishëm ka qenë edhe vazhdimi i projekteve madhore që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, në uljen e papunësisë, e në të njëjtën kohë edhe rritjen e mirëqenies sociale.

Kemi vazhduar pa ndërprerë në implementimin e projektit infrastrukturorë më të madh në historinë e Kosovës, atë të ndërtimit të autostradës Vërmicë - Merdare. Tanimë kemi inauguruar 38 kilometrat e parë, që është një autostradë e standardit më të lartë ndërkombëtare dhe mund të them e standardit më të lartë në rajonin tonë.

Edhe vitin e ardhshëm kemi ndarë 300 milionë euro për ndërtimin e autostradës dhe në qershorin e vitit të ardhshëm do të përmbyllet deri në Bllacë, ndërsa më 27 nëntor, do të përmbyllet deri në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Siç e kemi planifikuar ne pjesën e dytë të vitit do të fillojë ndërtimi i autostradës tjetër, asaj Prishtinë-Ferizaj-Kaçanik-Han i Elezit- Shkup.

Të dy këto projekte do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, projekte më moderne në rajon dhe kam besim të plotë që me këtë përkushtim që kemi, do të konsolidojmë rrjetin infrastrukturor në nivel lokal, regjional, rajonal dhe atë ndërkombëtar.

Po ashtu kemi filluar të punojmë për projektin afatmesëm infrastrukturor të munguar por të domosdoshëm për Republikën e Kosovës, atë të ndërtimit të unazës autostradë të Republikës së Kosovës, që do të përfshijë gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Është një projekt ambicioz, por jam i sigurt i realizueshëm. Ky projekt i ndërtimit të autostradës unazë do të filloj me përmbylljen e autostradës në Merdare, përgjatë Vushtrrisë, gjithashtu Mitrovicës, Klinë e Epërme, Runikë, Istog, Gurrakoc, Pejë Deçanë.

Nga Deçani siç e dini edhe e kemi ndarë mjetet për ndërtimin e magjistrales për Plavë e Gusi, për të vazhduar nga Deçani për në Gjakovë, Xërxë, Prizren, Prevallë. Tani e kemi projektin për procesin e privatizimin e qendrës së skive në Brezovicë, ku përfshihet ndërtimi i qendrës së skijimit më modern në Republikën e Kosovës por edhe në rajon, e ku përfshihet investimi i 100 milionë eurove, dhe përfituesit më të mëdhenj do të jenë vetë komuniteti lokal dhe Kosova.

Nga aty do të punohet për hapjen e tunelit për në pjesën e Pollogut, mes Tetovës dhe Gostivarit, pastaj për të vazhduar për Shtërpcë, do të kaloj përgjatë magjistrales Prishtinë- Shkup, Pozharan, Viti, Gjilan, e aty do të përcaktohemi për drejtimin e Bujanocit apo Preshevës, ndërsa nga Gjilani në drejtim të Kamenicës dhe fshatrave përreth Gollakut, për t’i lidhur përsëri aty ku edhe filloj, me autostradën e Merdarës.

Kam besim të plotë se kjo autostradë unazë e Kosovës do të jetë ajo që do t’i lidhë gjithë hapësirat e territorit të Republikës së Kosovës, gjithë komunat e Kosovës dhe do të jetë më modernia e ndonjë vendi në rajonin tonë.

Edhe një herë e ritheksoj, viti 2011 ishte viti i Kosovës evropiane, ndërsa viti 2012 do të jetë viti i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, dhe fillimi i funksionimit të pavarësisë së plotë.

Dëshiroj edhe njëherë t’iu falënderoj juve si kabinet qeveritar, falënderoj gjithë stafet tuaja, gjithë shërbyesit civilë, gjithë punëtorët që na kanë ndihmuar për realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme.

Dëshiroj të falënderoj gjithë kryetarët e komunave për punën e tyre që e kanë bërë, në veçanti në procesin e riatdhesimit dhe ri integrimit.

Dëshiroj të falënderoj edhe Kuvendin edhe Presidenten për mbështetje të projekteve dhe agjendës së Qeverisë.

Por dëshiroj të falënderoj edhe opozitës për mirëkuptimin që e ka treguar dhe angazhimin e përbashkët në disa sfera, në veçanti atë për veriun, reformat kushtetuese, zgjedhore, perspektivën evropiane, të cilën e kemi bërë bashkërisht.

Kosovë po ndërtohet një frymë e mirë e bashkëpunimit pozitë-opozitë për perspektivën evropiane dhe agjendën e rëndësishme shtetërore.

Gjithashtu e falënderoj edhe shoqërinë civile, mediet, por edhe opozitës që edhe kur na ka kritikuar, na ka ndihmuar ta kryejmë punën më mirë, kështu që presim ky partneritet, pozitë-opozitë-shoqëri civile-institucione, të thellohet edhe më tepër për të mirë të shtetit tonë, interesave të qytetarëve dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ky ishte sukses i shtetit të Kosovës, suksesi i gjithë qytetarëve, të cilët i falënderoj për besimin, dhe në vitin e ardhshëm hyjmë me shpresën, optimizmin dhe besimin për punë edhe më të mëdha edhe më të mbara.

KOMENTE