Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tirana në vigjilje të Vitit të Ri
English

Tirana në vigjilje të Vitit të Ri

Tiranë, 30 dhjetor 2011, NOA – Ka nisur numërimi mbrapsht për ardhjen e Vitit të Ri 2012, dhe Tirana si çdo kryeqytet tjetër i botës është në pritje të festimeve, që do të shënojnë momentin e ndërrimit të viteve.

Atmosfera festive na ftoi në festat e fundvitit përgjatë tërë muajit dhjetor.

Zbukurimet e Tiranës sollën më shumë dritë se çdo herë në netët e kryeqytetit.

Mjafton të dalësh natën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të ndier disi atmosferën festive, që na dikton pak më shumë ngrohtësi në këto ditë të ftohta dimri.

Ndezja e pemës së Krishtlindjes në qendër të sheshit Skënderbej do të përbënte momentin fillestar të nisjes së muajit festiv.

Mandej nën vezullimin e dritave dhe zbukurimeve për natën e ndërrimit të viteve janë edhe të gjitha godinat e institucioneve shtetërore, duke i dhënë hijeshi bulevardit kryesor të kryeqytetit.

Atmosfera festive nis që nga pema e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në sheshin Skënderbej për të përfunduar në tërë trajektoren e bulevardit me një pemë tjetër të ndritshme, pak më të vogël, në krye të sheshit “Nënë Tereza”.

Kjo është hera e parë në këto vitet e fundit që Tirana po ndien atmosferën festive të fundvitit.

Kjo, duket të jetë edhe arsyeja se pse festa është përqendruar vetëm në bulevard, dhe rrugët lidhëse me të nuk janë të zbukuruara me të njëjtin dekor, me shpresën se Bashkia e Tiranës vitin e ardhshëm do ta shndërrojë tërë qendrën e Tiranës në një rruzullim dritash, që përçon festë në çdo rreze të bulevardit kryesor, pse jo edhe në vijim të lumit Lanë.

mit/NOA

KOMENTE
  • Gomarja Ukaj11:42 - 03 Janar 2012
    ju gezoj nje vit te mbare. i te gjithe shqiptarve edhe politikaneve te korruptuar,se nuk po i jampin fund korrupsionit; si dote hyme ne europe me keto politikane qe nuk ja vlejne perte punuar per popullin tone me siqeritet; .edhe nje gje deshta qe ta di prej juve gazetare pse i jepni angline neper lajmet e shqiperise .kurse anglia nuk e jep fare shqiperine ne lajmet angleze .urime ne pune edhe nje vit i mbare per gjith shqiptaret ku do qe jane me rrespekt bardhi ndreca uk
  • DUSHI...;17:12 - 30 Dhjetor 2011
    FOTOT QE KENI SHFAQUR JANE SHUME FANTASTIKE . POR TIRANA ESHTE E BUKUR DHE PA DRITA