Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
A është e vërtetë që shqiptarët nuk po hanë si duhet për të kursyer më shumë?
English

A është e vërtetë që shqiptarët nuk po hanë si duhet për të kursyer më shumë?

Perspektivat jo të mira për ekonominë shqiptare dhe gjendja e zymtë e Eurozonës po ngjallin pesimizmin e individëve, që pavarësisht, se nuk kanë pësuar rënie të të ardhurave, po shpenzojnë më pak dhe po mendojnë më shumë për të kursyer.
Gjatë gjithë këtij viti, analizat e Bankës së Shqipërisë flasin për rënie të kërkesës së brendshme në ekonomi dhe prirje të shqiptarëve drejt kursimit. Ky përfundim është arritur mbi bazën e analizës së disa treguesve bazë të ekonomisë së vendit. Së pari, rritja ekonomike e vendit vazhdon të jetë pozitive, që do të thotë se gjatë këtij viti Shqipëria ka prodhuar më shumë mallra dhe shërbime.
Sipas Institutit të Statistikave, për 3-mujorin e parë të vitit rritja ishte 3.4%, ndërkohë që Banka e Shqipërisë vlerëson se edhe 3-mujori i dytë dhe i tretë kanë ruajtur një ritëm rritjeje të ngjashëm. Treguesi më i rëndësishëm në analizën e të ardhurave të individëve është ai i pagave. Sipas informacioneve të pjesshme, pagat gjatë këtij viti kanë vazhduar të rriten.
INSTAT dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë se për 3-mujorin e parë të këtij viti treguesi i pagës mesatare në ekonomi u rrit me 6.9%. Ndërsa, deri në fund të 3-mujorit të dytë, paga mesatare në sektorin publik ishte 6.3% më e lartë krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, norma vjetore e inflacionit për 3-mujorin e dytë të këtij viti ishte 4%, ndërsa në 3-mujorin e tretë ka rënë më tej në 3.2%. Kjo tregon që, edhe nëse llogarisim efektin e inflacionit, të ardhurat e individëve përsëri rezultojnë me rritje pozitive.
Por, megjithëse të ardhurat janë më të larta, individët kanë shpenzuar më pak. Sipas INSTAT, volumi i shitjeve në Tregtinë me pakicë në 3-mujorin e dytë të këtij viti pësoi një rënie me 12 pikë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. INSTAT raporton se blerjet konsumatore të shqiptarëve janë ulur ndjeshëm sidomos në kategorinë e pajisjeve shtëpiake dhe atë të librave, artikujve shkollorë dhe artikujve të tjerë industrial.
Tregues domethënës i prirjes për të kursyer është fakti se në dy vitet e fundit, depozitat në sistemin bankar janë rritur me ritme të larta. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit Tetor depozitat në sistemin bankar arritën në 867 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 106 miliardë lekësh, ose 14%.
Deri në fund të muajit Tetor kredia u rrit me afro 15% krahasuar me një vit më parë. Por, në vlerë absolute, rritja e kredisë ishte 68.5 miliardë lekë, shumë më pak se vlera e rritjes së depozitave.

KOMENTE