English

Anders Breivik vrasësi norvegjez është i çmendur apo...

Disa ekspertë që monitoruan vrasësin norvegjez, Anders Behring Breivik, dolën në përfundimin se ata besojnë që ai nuk është i çmendur, duke kundërshtuar psikiatërit e caktuar nga gjykata.
“Një ekip ekspertësh, kanë arritur në këtë përfundim pas monitorimit në burg të Breivik”, ka bërë të ditur prokurori publik, që e ka paraqitur raportin e tyre në gjykatë. Breivik pranoi se është autor i dy sulmeve binjake më 22 korrik 2011, ku vrau 77 persona.
Dy psikiatër të caktuar nga gjykata, arritën në këtë përfundim pasi e intervistuan atë në 13 raste. Raporti i tyre, tha për 32 vjeçarin, Breivik se ka jetuar “në universin e vet iluzionar, ku të gjitha mendimet dhe aktet e tij janë udhëzuar nga iluzionet e tij”.
Sipas raportit të paraqitur nga Prokurori Publik, Svein Holden, ata nuk besojnë se Breivik është i sëmurë psiqik apo skizofren dhe nuk mendojnë se ai ka nevojë për ilaçe. Në këtë mënyrë, përveç kësaj ata nuk e konsiderojnë atë, të qënit
në rrezik të madh për kryerjen e një vetëvrasjeje. Breivik doli në gjyq me akuzat për terrorizëm. Siç qëndrojnë gjërat, një vendim që do ta shpallte
fajtor, do ta vendoste atë të kryente dënimin nën kujdes psikiatrik, në vend të një burgu.
Gjykata pritet të vendosë brenda javëve të ardhshme nëse do të marrë parasysh apo jo një vlerësim të ri psikiatrik.

KOMENTE