English

Monedha 200 lekëshe hidhet në treg gjatë këtij viti

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se vitin e ardhshëm do të hedhë në qarkullim për herë të parë monedhën 200 lekëshe, që deri tani ka qenë në formë kartmonedhe.

Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ku mësohet se monedha e re do të dalë në dy forma duke pasur si tematikë 100-vjetorin e Pavarësisë dhe kushtuar Nënë Terezës. Trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme do të jetë i lirë, me kushtin e vetëm që në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën dhe në pamjen e pasme të ketë të shkruar “Shqipëri- Albania 2012”.

BSH bën të ditur gjithashtu, se vitin e ardhshëm do të hidhen në qarkullim edhe monedha të reja 100 lekëshe dhe 50 lekëshe. Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar do të bëhet me komision të ngritur sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë për këtë qëllim.

KOMENTE