Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbro Jetën, Firmos Referendumin . Firmosni për mbrojtjen e jetës tonë dhe të fëmijëve tanë.
English

"Mbro Jetën, Firmos Referendumin". Firmosni për mbrojtjen e jetës tonë dhe të fëmijëve tanë.

Kërkesa jonë do të miratohet pasi të kemi mbledhur 50 mijë firma nga qytetarët e Shqipërisë”, tha Kozara Kati, përfaqësuese e Aleancës Kundër Importit të Plehrave.
Shihni videon e mëposhtme e realizuar nga të huajt duke reaguar:
STOP plehrave në Shqipëri. Bukuria e saj nuk duhet të VRITET siç ka ndodhur te të tjerët.
371
Nën slloganin:"Mbro Jetën, Firmos Referendumin" Aleanca kundër Importit të plehrave ka nisur fushatën për mbledhjen e 50 mijë firmave, por që jemi të bindur që do të shkojë dhe më tepër.
Fillimisht mbledhja e firmave do të zhvillohet në tre qytete, Tiranë, Korçë, Vlorë.
AKIP kryesisht për të qënë sa më afër qytetarëve ka hapur 4 pika ne Tiranë për mbledhjen e firmave dhe 2 pika përkatësisht në qytetet Korçë dhe Vlorë.
Për shkak të kërkesave të vendosur nga KQZ, të gjithë qytetaret që duan të firmosin këtë kërkesë duhet të sjellin dhe një fotokopje të mjetit të identifikimit, pasaportë ose kartë identiteti, pranë pikave ku mblidhen firmat. Në ditët në vijim të tjera pika do të hapen për mundësuar marrjen e firmave për zhvillimin e referendumit. “Në zbatim të parakushtit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vënë i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që duan të angazhohen në këtë fushatë referendare të paraqiten pranë pikave ku mund firmoset referendumi për të kontaktuar me organizatorët. Sot ne si qytetarë ndodhemi përpara një momenti historik të aplikimit të demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumit për një çështje e cila na prek të gjithëve qofshim ne të majtë të djathtë apo pa parti! Ndaj ju ftojmë të mbrojmë jetën tonë dhe të brezave që do vijnë duke firmosur referendumin!”,- apeloi përfaqësuesi i kësaj aleance, Aldo Merkoçi.
Kozara Kati, tha se objektivi i Aleancës Kundër Importit të Plehrave është që brenda muajit shkurt të mblidhen mbi 50 mijë firma në të gjitha qytetet. "Qëllimi i referendumit është për t’i thënë jo importit të mbetjeve të plehrave nga jashtë. Të garantojmë zbatimin e ligjit të menaxhimit të mbetjeve tona, i cili nuk ndikohet aspak nga heqja e tre neneve që pretendojmë ne. Kërkesa jonë do të miratohet pasi të kemi mbledhur 50 mijë firma nga qytetarët e Shqipërisë", – deklaroi Kati, e cila është Kryetare e Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut.
Në bazë të Kushtetutës, procesi i mbledhjes së firmave ka një afat 3-mujor, ndërsa përfaqësuesit e AKIP shprehin besimin se firmat do të jenë gati në më pak kohë, pavarësisht dokumenteve shtesë që janë kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nëse më parë për të mbledhur firmat duhet që të firmosje fletën – tip të formuluar nga institucioni i administrimit të zgjedhjeve, tani personi që do të bëhet pjesë e procesit duhet të japë dhe një fotokopje të mjetit të identifikimit. Gjithashtu personi që do të firmosë fletën për thirrjen e referendumit duhet të jetë votues i qarkut përkatës.

Tiranë: Pikat ku firmoset referendumi

Qendra Sociale tek rruga Hoxha Tasim vila 187/1 200m mbi "Optika Roma"
Zyrat e Lëvizjes MJAFT! tek rruga e Elbasanit Nr. 32 kati i katërt përballë Ambasadës Amerikane

Tek blloku kryqëzimi i Rrugës Vaso Pasha me Rrugën Nikolla Tupe pranë ish bar Mjelmës

Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës

Vlorë: Pranë Kinoteatrit

Korçë: pranë Qendrës SOL tek Rr. Papa Llambro Ballamaci, Blv. Republika Nr 2.

Të gjithë i dimë arsyet e këtij referendumi dhe të gjithë i kuptojmë pasojat nëse do të lejohet një gjë e tillë në vendin tonë, asnjë nga ne nuk pranon që plehrat e komshiut ti djegë në shtëpinë e vet, dhe nëse dikush është i lëkundur akoma jepini përgjigje një pyetjeje të thjeshtë dhe pastaj vendosni.
"A do ti digjnit plehrat e komshiut në shtëpinë tuaj"?

Grupi Nismëtar i Aleancës Kundër Importit të Plehrave

Lavdosh Ferruni Ambientalist
Kozara Kati, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut
Alfred Moisiu - Ish President i Republikës së ShqipërisëErmira Pirdeni, Shoqëria Shqiptare për të Gjitha Moshat
Elton Kacidhja Lëvizja Mjaft
Aldo Merkoci Lëvizja Mjaft
Blendi Kajsiu Analist
Fatos Lubonja Publicist
Andi Kananaj Res Publica
Ardian Klosi Studiues
Përparim Kabo Sociolog
Andi Tepelena Kurator arti
Premto Gogo KRIK Albania

Ç'farë përmban fleta e nënshkrimit

Emri, atësia dhe mbiemri i zgjedhësit që nënshkruan në fletë, të jenë sipas dokumentit të identitetit dhe të shkruhen me germa kapitale, lehtësisht të dallueshme
Numrat e dokumentit të identitetit të shkruhen qartë, lehtësisht të dallueshme
Personat që nënshkruajnë të fletën tip duhet të jenë zgjedhës në momentin e paraqitjes së kërkesës
Çdo nënshkrues plotëson individualisht, me shkrim dore të dhënat në rreshtin përkatës pa korrigjime
Fletës Tip i bashkëlidhen fotokopje të dokumentit të identifikimit të zgjedhësve që do të nënshkruajnë, (pasaportë, kartë identiteti), të renditura sipas radhës së emrave në Fletën Tip.

KOMENTE