English

Hajredin Kuçi: Boris Tadić nuk do lejohet të hyjë më në Kosovë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me telefon i ka thënë televizionit Klan Kosova se në të ardhmen Qeveria e Kosovës nuk do ta lejojë hyrjen e presidentit serb, Boris Tadic, në vendin tonë, kjo për faktin se Tadic, siç ka bërë zakonisht për shumë vite, i ka thyer premtimet e vizitës private e religjioze.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti i Serbisë ka dhënë mesazhe politike, duke thënë se Kosova është tokë serbe, se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë dhe se nuk e ka ndërmend t’i heqë strukturat paralele nga veriu.

KOMENTE