Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Emri dhe statuja e Skënderbeut i bën nder çdo qyteti europian
English

Basha: Emri dhe statuja e Skënderbeut i bën nder çdo qyteti europian

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë si i ftuar nderi, në ceremoninë e vendosjes së gurit të themelit, në nisjen e punimeve për sheshin “Skënderbej” në Shkup. Në ceremoninë e organizuar, në 544 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, zv/Kryeministri Musa Xhaferri, njëkohësisht Kryetar i Këshillit Organizativ, për kremtimet e 100-vjetorit, anëtarë të kabinetit qeveritar e qytetarë të shumtë. Pas vendosjes se gur themelit, të pranishmit vendosën kurora me lule, pranë monumentit të Skënderbeut.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha tha se emri i Skënderbeut, statuja e Skënderbeut i bën nder çdo qyteti europian. Sipas Bashës, Gjergj Kastriot Skënderbeu i ka bashkuar shqiptarët kurdoherë, si një nga gjeneralët më të mëdhenj të Europës, strateg i luftës mbrojtëse. Skënderbeu, sipas Bashës mbajti gjallë shpresat e shqiptarëve dhe u kthye në një simbol të Rilindjes Kombëtare dhe sot është simbol i bashkimit të shqiptarëve, kudo ku jetojnë.

“Skënderbeu - tha Basha - është simbol i bashkimit, i lirisë, i vllazërisë, i atdhedashurisë, por është po kështu një simbol i fuqishëm i europianizmit të kombit shqiptar, i europianizmit për të cilin, ky prijës u shpall “atlet i Europës”, shumë më herët se sa ajo të konceptualizohej si një entitet politik, drejt të cilit jemi të orientuar të gjithë ne shqiptarët, pavarësisht se ku jetojmë”.

Sipas Bashës: "Projekti ynë europian është edhe përgjigjja përfundimtare e aspiratave tona kombëtare"

Sipas Ali Ahmetit: "Flamuri dhe Skënderbeu janë dy emblema që na kanë mbajtur shpirtin gjallë për 544 vjet". Kryetari i BDI tha se: “prezenca e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës është një nderim, jo vetëm njerëzit prezent këtu, por të gjithë shqiptarët e Maqedonisë”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Shkup u takua me zv/ kryeministrin Musa Xhaferri, përgjegjës per implementimin e marrëveshjes së Ohrit, njëkohësisht Kryetar i Këshillit Organizativ, për kremtimet e 100-vjetorit. Me nisjen e punimeve për sheshin “Skënderbej” nisën kremtimet edhe për 100 - vjetorin e Pavarësisë. Basha dhe Xhaferri ishin në një mendje, për forcimin e rolit të pushtetit vendor, në këtë 100-vjetor të Pavarësisë.

Zoti Basha u prit në një takim të veçante edhe nga Kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski. Të dy homologët ranë dakort, për të vendosur një bashkëpunim mes Shkupit e Tiranës si dhe intensifikuar bashkëpunimin mes dy administratave. Basha u shpreh se “bashkëpunimi do lehtësohet nga ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan e cila do të shkurtojë distancën mes Shkupit dhe Tiranës”. Nga ana e tij kreu i Bashkisë së Shkupit Trajanovski tha se “duhet vënë në eficcencë Protokolli i Bashkëpunimit i nënshkruar në në vitin 2000”. Ky protokoll është nënshkruar nga ish kryetari i Bashkisë Albert Brojka dhe që prej atëhere nuk ka pasur asnjë marëdhënie mes bashkive.

KOMENTE
  • Ismet Haxhija15:49 - 18 Janar 2012
    o bash merru me tiranen e leni paloclleqet se tuj perkthy prokuroret ne kosov ke ba karrier