Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2012 > Lajmet e datës 18 Janar 2012
 

Kanceri i anusit dhe seksi

Një e treta e rasteve diagnostikohet pasi kanceri është përhapur në gjëndrat limfatike dhe 10 % e rasteve diagnostikohen pasi kanceri është përhapur në organet e largëta.Diagnostikimi i hershëm i rrit shanset për mjekim. Rrojnë pesë vjet pas mjekimit të kancerit anal, vetëm 60% e burrave që mjekohen dhe 71% e grave. Siç shihet, rezultati i mjekimit tek gratë është më i mirë. Kur diagnostikohet dhe mjekohet në stadet e hershme, 82% e rasteve me kancer të anusit, jetojnë mbi pesë vjet pas mjekimit. Kur kanceri ishte përhapur, para mjekimit, në gjëndrat limfatike të zonës, vetëm 60% e rasteve rojnë mbi pesë vjet. Kur diagnostikohet dhe mjekohet pasi është përhapur në organet e largëta, vetëm njëri nga pesë pacientë jeton mbi pesë vjet. Nga këto të dhëna duket qartë se sa rëndësi ka diagnostikimi dhe mjekimi i hershëm i kancerit të anusit.Kush sëmuret më shpesh?Shumica e rasteve me kancer të anusit diagnostikohen midis moshës 50 dhe 80 vjeç. Përpara moshës 50 vjeç, kanceri anal, është më i shpeshtë tek burrat, ndërsa, pas moshës 50 vjeç, është shumë më i shpeshtë tek gratë.Rreziku më i madh për kancer të anusit është infeksioni anal me Human papillomavirus (HPV). Ky virus shkakton sëmundjen seksualisht të transmetueshme që quhet veruket gjenitale. Në 85% të rasteve me kancer të anusit, shkaku është infeksioni i vazhduar me këtë virus.Vitet e fundit është prodhuar një vaksinë që quhet Gardasil. Kjo vaksinë ndihmon në parandalimin e kancerin të qafës së mitrës tek gratë. Edhe për kancerin e qafës së mitrës shkaku kryesor është, po ashtu, Human papilloma virusi. Për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës, vajzat duhet ta bëjnë vaksinën në moshën 12-13 vjeçare, akoma, pa filluar jetën seksuale dhe të pa infektuara me virusin. Vaksina Gardasil, akoma, nuk është provuar për të parandaluar kancerin e anusit.Më shumë me kancer të anusit sëmuren:Personat mbi 50 vjeç.
Ata që kanë shumë partnerë seksualë,
Homoseksualët që janë pritës në interkursën anale.
Ata me dobësi të sistemit imunitar.
Ata që shpesh u skuqet dhe ndjejnë dhëmbje në anus.
Ata që tymosin duhan.
Disa tumore të anusit nuk janë kancerozë, të tjerë fillojnë si kancere të mirë dhe me kohë bëhen të këqij.Shenjat e kancerit analNë disa raste, kanceri i anusit nuk ka fare shenja, por, rreth gjysma e pacientëve me këtë kancer, ankohen për gjakderdhje nga anusi. Kjo mund të jetë shenja e parë e sëmundjes.Një shenjë tjetër e kancerit të anusit mund të jetë kruajtja anale. Shumë njerëz, gabimisht, gjakun dhe kruajtjet ua atribuojnë hemorroideve. Të gjithë ata që kanë këto shenja duhet të vizitohen edhe atëherë, kur ata mendojnë se e dinë pse i kanë këto ankesa. Për arsye se për kancerin anal nuk është folur shpesh, shumë njerëz nuk e kanë këtë sëmundje në ekranin e radarit të tyre. Por, sot, kur është rritur numri i marrëdhënieve seksuale homoseksuale dhe janë shtuar çiftet heteroseksuale që kryejnë seks anal, kanceri anal duhet të jetë në kujdesin e çdo personi që kryen marrëdhënie seksuale anale.Marrëdhëniet homoseksuale mashkullore, zakonisht, janë me shumë partnerë dhe ato kryhen, shpesh, pa përdorur prezervativin. Kështu veprojnë edhe çiftet heteroseksuale që kryejnë seks anal. Është kjo arsyeja, që në këto kontingjente është shtuar infeksioni me Herpes Papilloma Virus, ose sëmundja seksualisht e transmetuar që quhen veruket gjenitale (lezat) dhe për pasojë edhe kanceri i anusit.Shenja të tjera që mund të ketë një pacient me kancer anal janë:Dhimbje ose presion në zonën anale
Rrjedhje jo të zakonshme nga anusi
Një lungë afër anusit
Ndryshon zakoni i të dalit jashtë (defekacioni).Si diagnostikohet kanceri i anusit?Kanceri anal, mund të zbulohet gjatë një ekzaminimi anal rutinë, ose gjatë një procedure, siç është heqja e “gjasme” hemorroideve. Kanceri mund të zbulohet me procedura invazive siç janë anoscopia, proctoscopia, ose ultratingujt endorektalë.Kur doktori dyshon për kancer të anusit, ai duhet të marrë material për biopsy dhe ta dërgojë në laboratorin e anatomopatologjisë.Si mjekohet kanceri anal?Mjekimi standard përfshin kirurgjinë, kimioterapinë dhe radiacioni. Mjekimi duhet të bëhet me dy, ose më shumë, nga këto strategji mjekimi.Kimioterapia dhe radiacioni janë më të përdorurat, me të cilat duhet të fillohet mjekimi sot.Pas vdekjes në vitin 2009, i aktores së famshme hollivudjane Farrah Fawcett, që vuante nga kanceri i anusit, për këtë lloj kanceri filloi të flitet më shpesh. Fawcett, fillimisht, u mjekua me kimioterapi dhe radiacion, pa përdorur kirurgjinë. Doktorët e aktores e konsideruan kancerin e saj në remision, që nga viti 2007. Tre muaj pasi e deklaruan të çliruar nga kanceri, analizat treguan se kanceri kishte lëshuar metastaza në mëlçi. Ajo u mjekua në Gjermani dhe nuk dihen hollësi nga mjekimi i saj atje.Beteja trimërore dhe publike e Farrah Fawcett-it me kancerin anal, konsiderohet, sot, si një dhuratë që ajo u bëri njerëzve, për të diskutuar për këtë sëmundje shkatërruese. Kanceri anal është në rritje sepse sot ka ndryshuar trendi i akteve seksuale që kryejnë njerëzit. Janë rritur marrëdhëniet homoseksuale mashkullore dhe janë shtuar çiftet heteroseksuale që bëjnë seks anal. Është kjo arsyeja që për kancerin anal, për shkaqet e e tij dhe çfarë duhet bërë për të mbrojtur veten, sot, gjithkush, duhet të bëjë kujdes. Anusi, natyralisht, nuk është organ për seks. Ai është bërë për të nxjerrë jashtë materiet fekale, jo për të future penisin. Anusi nuk ka lubrifikim të mjaftueshëm natyral dhe marrëdhënia seksuale anale është e dhimbshme dhe shkakton lezione në anus. Këto lezione lehtësojnë futjen e infeksioneve, midis tyre dhe HIV-in. Kush bën seks anal duhet t’i dijë këto dhe të përdorë masat mbrojtëse. Të përdorë detyrimisht kondomin dhe të përdorë lubrifikant artificial me shumicë.Shkencëtarët nuk janë në gjendje të thonë shkakun direkt të kancerit anal, por Shoqata Amerikane e Kancerit, e shikon kancerin anal të lidhur me human papilloma virusin (HPV). Kjo nuk është gjithmonë kështu. Shkencëtarët kanë konstatuar se disa të sëmurë me infeksionin HPV, nuk sëmuren me kancer anal. Kjo ka bërë që të mendohet se do ketë edhe disa faktorë të tjerë të riskut. Këto faktorë rreziku janë: mosha, tymosja e duhanit dhe predispozita gjenetike.Kërkuesit nuk e shpjegojnë dot me siguri mënyrën si virusi i nxit qelizat e shëndetshme të shndërrohen në kanceroze. Por dihet mirë, se kur sistemi imun i trupit është i dobësuar, HPV bëhet më aktive. Kjo shpjegon pse personat e infektuar me HIV/AIDS, janë shumë të prekshëm nga kanceri anal. Studime të tjera kanë vënë në dukje shtimin e rasteve të kancerit anal, tek personat që tymosin duhan.Çfarë është Human papilloma virusi (HPV)?Këto janë një grup, ku bëjnë pjesë më shumë se 100 lloje virusesh. Nga këto, me më së paku 30 shtame, njihen si shkaktare të kancereve të ndryshme. Këto viruse përhapen me anë të kontakteve lëkurë me lëkurë, gjatë akteve seksuale. Shumë njerëz që e kanë virusin nuk shqetësohen prej tij, nga që ai qëndron i fjetur në trup për muaj të tërë, ndonjëherë, për vite, përpara se të shfaqen shenjat e sëmundjes. Ndonjëherë, shenjat nuk shfaqen kurrë.Disa tipa të HPV shkaktojnë veruket gjenitale rreth vaginës, penisit, ose zonës anale. Ato mund të duken si rritje e një lulelakre, por mund të jenë edhe të sheshta. Ndërkaq, tipi i HPV që shkakton veruket, konsiderohet si virus me “risk të vogël” dhe nuk është i atij lloji që shkakton kancerin (risk i lartë). Kjo do të thotë se prania e verukeve, nuk u çon detyrimisht në kancer. Ndërkaq, është me shumë rëndësi të kërkoni mjekim për të ndaluar përhapjen e verukeve. Rreth 1% e të rriturve që janë seksualisht aktivë, kanë veruke gjenitale.Në 90% të rasteve të infektimit me HPV, sistemi imun i trupit, natyralisht, e pastron infeksionin HPV brenda dy vjetëve (të dy tipat “ato me risk të ulët “ dhe ato me “risk të lartë.”) Por, në disa raste, trupi nuk pastrohet dot nga virusi dhe shfaqet kanceri i qafës së mitrës dhe kanceri anal. Kanceri që lidhet më shpesh me HPV është kanceri i qafës së mitrës. Kur PAP testi bëhet çdo vit, kanceri do të diagnostikohet më herët.Nuk ka depistim specifik për kancerin anal, por doktorët rekomandojnë, që njerëzit që u përkasin grupeve me risk të lartë, siç janë burrat gay, ata që janë me HPV pozitive, gratë që bëjnë seks anal me partnerët e tyre, duhet të bëjnë çdo vit PAP testin anal, i cili tregon për qeliza anormale në anus.Kanceret që lidhen me HPV, siç janë ato të anusit, shfaqin pak simptoma para se të avancojnë. Disa herë ato fillojnë me gjakosje nga anusi. Kjo do të thotë: kur keni gjakosje anale duhet të kontrolloheni patjetër tek doktori.Si mund ta evitoj infeksionin me HPV?Është e vështirë të evitosh HPV, sepse ai është një virus shumë i shpeshtë. Përdorimi i kondomit bën mbrojtje të pjesshme, sepse HPV përhapet me kontaktet e lëkurës. Mos bëni seks në qoftë se ju ose partneri juaj ka veruke gjenitale. Kufizoni numrin e partnerëve seksualë dhe bëni kujdes nga seksi anal, kur nuk jeni të sigurtë se jeni në një marrëdhënie të sigurtë monogame. Ndryshe, bëni ç’është më e mira, të mbeteni të shëndoshë dhe ta mbani të fortë sistemin tuaj imun.Prognoza nuk është e errët!Lajm i mirë është se shumica e njerëzve me kancer anal, mund të kurohen. Mjekimi përmbledh, siç thamë, kirurgjinë, radiacionin dhe kimioterapinë.Ka një kuptim të gabuar në opinion: “kanceri nuk mund të luftohet dhe nuk mund të kurohet”. Kjo nuk është e vërtetë. Në shumë raste kanceri trajtohet me sukses dhe kurohet. Kanceri anal kur kapet herët është i trajtueshëm. ”Me ekzaminim rektal, doktorët mund ta zbulojnë herët kancerin e anusit. Gjatë ekzaminimit rektal, doktori, pasi vesh një dorezë, e fut gishtin në anus për të ndjerë në se ka ndonjë rritje. Njerëzit që janë në rrezik të lartë për kancer të anusit, duhet të bisedojnë me doktorin e tyre për rrezikun që i kanos. Ndër ata që konsiderohen me rrezik të lartë janë ata që kanë kryer transplantime organesh, ata me HIV pozitiv, gratë që kanë patur kancer të qafës së mitrës, kancer të ovareve dhe ato që bëjnë seks anal, dhe me shumë rëndësi, të gjithë burrat që bëjnë seks me burra.Aktoria Fawcett, gjatë gjithë kohës që u kurua ishte shumë optimiste. Ajo në një deklaratë që bëri para se të vdiste tha: “ Unë do të jem e zonja, që në fund të mjekimit, të kthehem në jetën time, ashtu siç isha përpara”.

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.