English

Malmstrom në Prishtinë. Hapja e dialogut me Kosovën për heqjen e vizave

Ulrike Lunaçek, zëdhënëse për Politikë të Jashtme e fraksionit të të Gjelbërve dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, deklaron se vizita e komisioneres së BE-së Malmstrom në Prishtinë dhe hapja e dialogut me Kosovën për heqjen e vizave, sjell një hov të ri në procesin e afrimit me BE-në të të gjitha vendeve te Ballkanit Perëndimor", transmetoin DW.

Fillimi i dialogut për heqjen e vizave me Kosovën është shenjë e stabilizimit dhe normalizimit të rajonit. Përveç kësaj hyn në proces përfundimi i politikës së përjashtimit kundrejt Kosovës, sepse të gjithë qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor mund të lëvizin të lirë në BE, prej fundit të vitit 2010.

Pas vizitës së Malmstromit në Kosovë, Komisioni duhet të prezantojë një Road Map (hartën e rrugës) për liberalizimin e vizave. Qeveria e Prishtinës duhet të zbatojë me përkushtimin e nevojshëm, detyrat në rrugën drejt heqjes së detyrimeve të vizave, duke përfshirë edhe shoqërinë civile të vendit.

KOMENTE