Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Rugova ishte prijësi i një gjenerate që solli rilindjen e mendimit kritik dhe guximin e veprimit politik
English

Presidenti Rugova ishte prijësi i një gjenerate që solli rilindjen e mendimit kritik dhe guximin e veprimit politik

Në Akademinë përkujtimore të organizuar nën patronatin e Presidentes Atifete Jahjaga, u përkujtua gjashtëvjetori i vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova.
Ishin drejtues të lartë të institucioneve të Kosovës, familjarë të Presidentit Rugova, drejtues të partive politike, si dhe ambasadorët e SHBA-ve, Francës, Italisë, etj.
Atifete Jahjaga, e cila ishe e vetmja që iu drejtua të pranishmëve në këtë akademi, tha se përvjetori i gjashtë i largimit nga jeta i presidentit të parë të Republikës së Kosovës, të presidentit historik, doktor Ibrahim Rugova, na bënë të ndjejmë dhimbje, por dhe krenari, për rrugën e mundimshme drejt formimit të shtetit demokratikë të Kosovës.

“Përkujtimi i veprës kolosale të presidentit Ibrahim Rugova, na bën nder të gjithëve, sepse e kujtojmë liderin historik të Kosovës, i cili në kohët më të vështira mori vendime të rëndësishme, që përcaktuan drejtimin e historisë, dhe përcaktuan edhe fatin tonë si popull në rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të Kosovës, si shtet të lirë dhe të pavarur, në miqësi të përjetshme me SHBA-s”,
Presidenti Rugova ishte prijësi i një gjenerate që solli rilindjen e mendimit kritik dhe guximin e veprimit politik të rrethanave më të rënda të historisë së popullit të Kosovës. Si gërshetim i urtësisë dhe mençurisë, Rugova e formoi platformën politike, duke e bazuar në vullnetin e qytetarëve të Kosovës, për të drejtën e një jete të barabartë me të tjerët dhe përcaktimin për vetëvendosje. - u shpreh Jahjaga
Për të nderuar veprën e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Filharmonia e Kosovës ekzekutoi disa pika muzikore.
Ndërsa drejtues të institucioneve të Kosovës dhe partive politike, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova në Velani

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi20:46 - 21 Janar 2012
    Lexojme o degjojme qe Zoti I.Rugova u pagezua sa jetonte ne Kosove,ky lajm eshte i vertete o jo?