English

Kroacia do të vizitohet në vazhdim, vetëm me patentat e vogla

Kroacia dhe Shqipëria firmosën të hënën një marrëveshje mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit por që të hyjë në fuqi, kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga parlamentet respektive.
Tanimë Kroacia mund të vizitohet në vazhdim vetëm me patentat e vogla, pa qenë nevoja për patentat ndërkombëtare.
"Republika e Kroacisë është e gatshme që me përvojën që ka në rrugën e integrimit euro-atlantik, ta ndihmojë Shqipërinë. Rruga jonë ka qenë shumë e vështirë. I hapëm luftë korrupsionit, i cili për fat të keq është ndoshta ende prezent, por në këtë aspekt Shqipëria do të ketë te Kroacia një mik të vërtetë", tha Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç.
kroatët miratuan me referendum anëtarësimin në Bashkimin Europian, që do të bëhet i mundur më 1 korrik 2013, por me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, sa janë shanset për Shqipërinë të marrë statusin e vendit kandidat?

“Padyshim unë shpreh dëshirën dhe bëhem interpret i një aspirate të thellë të popullit shqiptar për të marrë statusin e vendit kandidat në vitin që ka një simbolikë të veçantë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe e vërteta është që, ajo që shfaqet në komunikimin me politikanët është vetëm një pjesë e asaj pune të madhe që bëjnë ekspertët pikërisht për të plotësuar ato kritere të domosdoshme për të marrë statusin e vendit kandidat. Unë besoj që pavarësisht problemeve që janë gjithmonë konstante në politikë, ka një rikthim tek bashkëpunimi parlamentar i partive politike parlamentare", u shpreh presidenti Topi.
Më pas ozefina Topalli dhe kryeministri Sali Berisha kanë pritur presidentin kroat.

KOMENTE