Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forumi Ekonomik Botëror takimi vjetor 2012.
English

Forumi Ekonomik Botëror takimi vjetor 2012.

Forumi Ekonomik Botëror publikon një seri të plotë të raporteve të cilat shqyrtojnë në detaje në një gamë të gjerë të çështjeve globale që kërkon të adresojë me palët e interesuara, si pjesë e misionit të saj për përmirësimin e gjendjes të botës. Përveç raportit mbi ngjarjet e saj kryesore dhe publikime të pavarura të tilla si Raporti konkurrencës globale, raporti mbi rreziqet globale, Forumi prodhon tituj historik që mbulojnë mjedisin, arsimin, industritë individuale dhe teknologjitë.

Dhe sot 25 janari i këtij viti shënon edhe nisjen zyrtare të punimeve të forumit ekonomik botëror të Davosit në Zvicër. Ky forum nis në një kohë kur janë shënuar reshjet më të dendura të dëborës në 66 vitet e fundit. Mijëra forca ushtarake dhe policore janë në dispozicion për të siguruar mbarëvajtjen e samitit, për të parandaluar demostruesit të krijojnë situata të papërshtatshme në takimit e 42-të të forumit ekonomik botëror në Zvicër.
Rreth 3500 anëtarë të personelit ushtarak janë caktuar për garantuar sigurinë për rreth 2600 delegatë, pjesëmarrës në forum, siç janë kancelarja Germane Angela Merkel, kryeministri britanik David Cameron, dhe sekretari amerikan i thesarit Timothy Geithner, të cilët kanë mbërritur në resortën Alpine të skive, për takimin e përvitshëm të liderëve botërorë të politikës dhe biznesit.
Davosi ka mirëpritur edhe një numër të paprecedentë të gazetarëve dhe reportereve nga e gjithë bota. Raportohet se janë rreth 1000 reporterë dhe teknikë që janë përgatitur për të përcjellë këtë ngjarje.
Forumi do të zgjasë 5 ditë dhe tema e Davosit është “ Transformimi i madh: formimi i modeleve të reja".
Gjithashtu pritet të diskutohet dhe merren vendime si do të ndihmohet ekonomia në të ardhmen dhe përballja me problemet e shumta që do të dalin.


KOMENTE