Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zona e banesës të Ndrea Prendit blindohet nga policia
English

Zona e banesës të Ndrea Prendit blindohet nga policia

Tre personat e lënë në “arrest shtëpie” për ngjarjen e “21 Janarit” janë marrë në ruajtje nga policia, duke blinduar jo vetëm ambientet para banesave të tyre, por edhe përqark zonës, ku ata jetojnë, duke kontrolluar çdo person që hyn e del nga apartamentet e tyre, apo që ka kontakt me personat nën hetim njofton Top Channel.

Këto masa, sipas "Shqip" janë marrë për ruajtjen e tyre nga frika se mund të arratisen, pasi një veprim i tillë u kërkua nga gjykata edhe dy ditë më parë me vendimin e dhënë për ta. Sipas të dhënave, masat më të forta janë marrë për ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, por nuk janë lënë mënjanë as dy personat e tjerë nën hetim, pikërisht shoferi i tij, Margarit Kume, dhe administratori i rrjetit kompjuterik të Kryeministrisë, Armando Kasaj.

Banesa e ish-komandantit Prendi, e cila ndodhet pas Komandës së Gardës së Republikës, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, ishte blinduar dje nga uniformat blu, të cilët kontrollonin çdo lëvizje të zonës. Dy punonjës policie qëndronin pikërisht para derë së apartamentit të Ndrea Prendit, ndërkohë që dy punonjës të tjerë te hyrja e pallatit. Veç tyre, katër punonjës të tjerë policie ishin në zonën përreth. Sipas informacioneve të mbledhura nga policia, këto masa do të vazhdojnë deri në një vendim të dytë për këtë shtetas, i cili tashmë jeton brenda katër mureve të banesës dhe e ka të ndaluar të dalë nga shtëpia. Madje, prania e shumtë e forcave policore ka sjellë edhe irritim të banorëve të zonës, të cilët shprehen se më mirë të ishte dhënë ndonjë vendim tjetër gjykate, sesa zona e tyre e banimit të kthehej në “shtetrrethim”.

Ndërkaq, e njëjta situatë vlen edhe për dy të akuzuarit e tjerë nga prokuroria, pavarësisht se për ta është aktivizuar një numër më i vogël, punonjësish policie. Sipas të dhënave, një numër i caktuar punonjësish policie shërben për çdo turn te këto banesa, duke mbajtur nën mbikëqyrje 24 orë pa ndërprerje tre të akuzuarit

KOMENTE