Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fitoni kënaqësi më të madhe seksuale përmes ushtrimeve të Kegelit
English

Fitoni kënaqësi më të madhe seksuale përmes ushtrimeve të Kegelit

Besoj se keni dëgjuar se ekzistojnë ushtrime të caktuara që mund t'ju ndihmojnë për ta përmirësuar jetën seksuale. Disa prej tyre janë ushtrimet e Kegelit, të cilat përveç që ndihmojnë për të arritur orgazëm më intenzive, ju ndihmojnë edhe atyre që vuajnë nga inkontinencioni (pamundësi që të kontrollohet mbajtja e urinës).

Ushtrimet e Kegelit janë të thjeshta dhe mund t’i bëni gjithkund duke mos u vërejtur.

Ç’farë paraqesin ushtrimet e Kegelit?
Ushtrimet e Kegelit janë mënyra më e mirë për t’i forcuar muskujt e poshtëm të legenit (pelvikut) në mënyrë natyrale. Këtë emër e kanë fituar sipas dr. Arnold Kegel, i cili në vitin 1948 për herë të parë kishte filluar që t’i shkruaj si ilaç për të parandaluar inkontinencionin pas lindjes.
Këto ushtrime përbëhen nga shtrëngimi dhe lëshimi i muskujve të poshtëm të legenit (lat. musculus pubococcygeus), kurse ndikojnë në përmirësimin e funskionit dhe tonusit të këtyre muskujve.

Pse janë të dobishme?
Ushtrimet e Kegelit janë të dobishme si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Femrave u sjellin shumë beneficione:

E lehtësojnë arritjen e orgazmës;
E rrisin intensitetin e orgazmës;
E bëjnë më të madhe ndjeshmërinë e vaginës dhe kënaqësinë seksuale gjatë marrëdhënieve;
Ndihmojnë në rritjen e dëshirës për seks, sepse me shtrëngimin e lëshimin e tyre sillet më tepër gjak në organet gjenitale;
Ndihmojnë kundër paraqitjes së inkontinencionit, e posaçërisht stres inkontinencionit, i cili paraqitet gjatë teshitjes, kollitjes, vrapimit ose ngritjes së peshave të rënda;
Mendohet se ushtrimet e Kegelit ndihmojnë edhe për lindje më të lehtë, e duke falë atyre, pas lindjes muskujt e rimarrin veten më lehtë.
Si ti praktikoni ushtrimet e Kegelit?
Ushtrimet e Kegelit, si edhe të gjitha ushtrimet tjera për trup, duhet të praktikohen rregullisht. Janë të lehta dhe mund t’i praktikoni gjithkund, duke mos ju dalluar askush për rreth juve.
Ja se çfarë duhet të bëni për ta ndjerë efektin e ushtrimeve të Kegelit.

Identifikoni muskujt e saktë
Shpesh herë femrat që fillojnë me praktikimin e këtyre ushtrimeve shtrëngojnë muskuj të gabuar, si për shembull muskujt e stomakut ose muskujt e pjesës së sipërme të këmbëve.
Për të qenë të sigurtë se shkaktoni kontrakcione në muskujt e saktë, mund të zgjedhni njërin nga këto dy mënyra:

Uluni në ulësen e WC-së. Deri sa urinoni, mundohuni ta mbani urinën, e pastaj ta lëshoni përsëri. Përsëriteni këtë disa herë. Duhet të dini se praktika e ushtrimeve të Kegelit derisa urinoni nuk është e rekomanduar, sepse mund të shkaktojë infeksion urinar.(për femrat e virgjëra)
Shtrihuni dhe hapni këmbët. Vendosni gishtin në vaginë dhe mundohuni t’i shtrengoni muskujt rreth saj. Me gishtin duhet ta ndjeni shtrëngimin e vaginës.
Bëni kontraksionet në mënyrë të saktë.
Pasi t’i identifikoni muskujt e saktë, duhet të keni kujdes në disa punë:

Mos ndaloni të merrni frymë. Duhet të jeni të lëshuar, të merrni frymë në mënyrë normale dhe të jeni në mundësi të bisedoni deri sa ti bëni ushtrimet e Kegelit;
Mos i shtrëngoni muskujt e stomakut, vithet ose prapanicën;
Mos i shtrëngoni këmbët;
Ndryshojeni teknikën
Është e nevojshme që këto ushtrime t’i bëni çdo ditë, por edhe të bëni dallim në shpejtësinë dhe intensitetin.

Ja se si të bëni kontraksione të ngadalësuara:

Shtrëngoni muskujt njjtë sikur që e mbani urinën;
Mbani të shtrënguar 10 sekonda;
Ngadalë lironi muskujt dhe numëroni deri në 10;
Përsërisni 10 herë. Bëni së paku nga 3 seri në ditë.
Nëse nuk mund t’i mbani muskujt të shtrënguar për 10 sekonda, është mirë që të filloni disa ditë duke i shtrënguar për 3-4 sekonda, e pastaj me kalimin e kohës ta rrisni kohën e shtrëngimit.

Ja se si të bëni kontraksione të shpejta:

Shtrëngoni muskujt në shpejtësi;
Mbani të shtrënguar 1 sekondë;
Lëshoni dhe pushoni vetëm 1 sekondë;
Përsërisni 10 herë. Bëni së paku 3 herë në ditë.

KOMENTE