Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisioni hetimor për shkarkimin e Spahiut nis mbledhjen
English

Komisioni hetimor për shkarkimin e Spahiut nis mbledhjen

Sapo ka nisur sot punë komisioni hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu. Komisioni i kryesuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj dhe i përbërë nga anëtarët Ramiz Çoba, Paulina Hoti, Gerti Bogdani dhe Ledina Aliolli do të hetojë veprimtarinë e nënkryetarit të KLD-së Spahiu.
Gjatë mbledhjes së sotme është vendosur që komisioni t`i drejtohet me një shkresë nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu për të përcaktuar ditën e paraqitjes së tij ndërsa është bërë edhe kostituimi i komisionit ku sekretare do të jetë deputetja Paulina Hoti.

Në fjalën e tij, kryetari i komisionit Alibeaj i ka bërë sërish thirrje opozitës të marrë pjesë në punimet e komisionit hetimor ndërsa theksoi se komisioni do të verifikojë ekzistencën e fakteve. “Do mbledhim fakte për pretendimet e 30 deputetëve për shkarkimin e Spahiut. Asnjë nga anëtarët nuk ka konfikt interesi dhe do të ndjekim një process të rregullt ligjor” ka theskuar Alibeaj


Pavarësisht votimit kundër të opozitës, Parlamenti me 72 vota të mazhorancës dhe një të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule votoi disa ditë më parë ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Para se të kalonte në votim ngritja e këtij komisioni, Kreshnik Spahiu është drejtuar më një letër Kuvendit për tu dëgjuar në seancë. Për këtë çështje ka ardhur përgjigjia e menjëhershme e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, ku thotë se në bazë të rregullores zëvendës kryetari i KLD-së nuk mund të flasë në seancë plenare.

Mazhoranca në kërkesën e saj argumenton se Spahiu ka shkelur ligjet, duke cënuar dinjitetin e institucionit që ai drejton, ndaj dhe nevojitet një komision hetimor. Ndërkohë sipas projektvendimit, komisioni hetimor do të zhvillojë punimet e tij brenda një afati 3- javor nga momenti i miratimit.

KOMENTE
  • Gentjan Gjeta12:21 - 30 Janar 2012
    te qifsha moten vangjel kurva apo dule si e ke ti bastard i ndyr....kur te preken interesat i voton ligjet qe nxjerr sala.....ne shqipri ska greqi te gjith shqiptar jemi...