English

Basketbolli i bashkon shqiptarë e serbë së bashku (VIDEO)

Lugina e Preshevës është shpesh pjesë e ankesave dhe tensioneve politike e ndëretnike
598
Në jug të Serbisë ku jetojnë shqiptarët ekzistojnë edhe shembuj pozitivë të bashkëpunimit. Në një klub basketbolli nga Bujanoci të rinjtë e kombeve të ndryshme kanë shpresa për sukses. Ia hedhin njëri-tjetrit topin, jo për të parë lëvizjen e tjetrit si kundërshtar, por për të shënuar bashkë. Lojtarët e rinj të klubit të basketbollit “BSK Junior” nga Bujanoci, ku jetojnë shumica shqiptarë, serbët dhe romët kanë shpresa për të qenë në krye të ligës së parë të Serbisë në basketboll.

KOMENTE