English

Serbët në Mitrovicë festojnë fitoren e Putin

Qindra serbë në veri të Mitrovicës kanë festuar mbrëmë fitoren e Putin.
Kanë parakaluar nëpër rrugët kryesore të veriut të qytetit me automjetet e tyre, duke përdorur sirenat dhe duke mbajtur flamuj rusë, serbë, por edhe flamuj të Partisë Demokratike serbe (DSS).
Serbët janë ndaluar tek sheshi “Shumadija”, në qendër të qytetit, duke brohoritur Serbia, Rusia, Putin, etj., ku janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, ndërkohë që nuk kanë munguar as këngët nacionaliste dhe sharjet në adresë të shqiptarëve.
Këto lloj manifestimesh festive kanë zgjatur deri në orët e para të mëngjesit pa shënuarndonjë incident.
Ndërkohë Putin është dhe qytetar nderi i komunës Zubin Potokut dhe Zveçanit,si shenjë e përkrahjes nga ana e Rusisë e Serbëve në këtë zonë.

KOMENTE