Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia, në nevojë të ngutshme për të dalë nga kriza
English

Serbia, në nevojë të ngutshme për të dalë nga kriza

Nga Beogradi, Mark Lowen Beograd, 27 Gusht NOA/ BBC - Franca dhe Gjermania mund të kenë dalë nga recesioni, por pjesa më e madhe e Evropës Lindore ende mbetet e prekur nga kriza ekonomike globale.

Serbia ka qenë ndër më të prekurat dhe ka marre 3 miliard dollarë hua emergjence nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në maj.

Një prej vendeve që ka më shumë nevojë për këto fonde qyteti Prokuplje, në jug të vendit dhe që është një prej rajoneve më të varfra të Serbisë.

Fund nga dëshpërimi

Për Sandrën dhe vajzën e saj adoleshente ka shumë pak gjëra, me të cilat mund ta kalojnë kohën.

E vetmja shoqëri që kanë është njëra-tjetra, qeni i tyre Gari dhe tre pula qe vërtiten në një copë toke me bar.

Sandra nuk është emri i saj i vërtetë, vetëm një muaj ka kaluar që i shoqi i vdiq dhe ndjenjat janë ende të forta ndaj e ka të vështirë që të flasë. I papunë dhe i varfër ai e ndjente se e kishte ti pamundur të mbështeste familjen dhe në ditëlindjen e 38-të vrau veten.

"Ai punonte me raste, por që prej viti të kaluar, jeta u bë edhe më e tmerrshme."

"Kjo ndodhi kur humbi punën. Unë nuk e di se si mund t'ia dalë. M'u desh të merrja borxh paratë për varrimin, nuk mund ta lija të shkonte pa gjë."

"Ai duhet të kishte menduar për fëmijën. Nuk mund ta fal. Edhe unë kam hera herës mendime të ngjashme. E vetmja gjë që më ndal që të bëjë të njëjtën gjë është ime bijë," thotë Sandra.

Sandra dhe bashkëshorti i saj kanë parë kohë më të mira në qytetin Prokuplje që dikur ka qenë një qendër industriale.

Por fabrikat e shumta, si ajo e prodhimit të ujit të gazuar me shishe qelqi, janë kthyer tani në streha që po kalben.

Një shishe e vjetër qelqi qëndron në një pirg në oborr ndërsa uji i pastër që vjen nga mali derdhet në lum.

Kjo fabrikë sikurse edhe të tjerat ka qenë shtetërore, por privatizimi i fillimit të dekadës e çoi atë në falimentim.

Edhe bujqësia është një sektor që është duke vuajtur.

Zivorad Kosoviç, zakonisht punëson vendas për të mbledhur qershitë.

Por që prej vitit të kaluar, shitjet ranë dhe ai sikurse edhe prodhuesit e tjerë nuk mund ta përballojnë mbiprodhimin.

"Ne jemi shkatërruar totalisht. Është një katastrofë. Këtë vit situata u bë më serioze. Nuk e di nëse ia vlen ta vazhdoj biznesin apo jo."

"Nëse do të jetë njësoj vitin e ardhshëm do të filloj t'i presë pemët e qershive," thotë Zivorad.

Investimet nga jashtë këtu morën fund, më shumë se një dekadë më parë, por kjo gjë mund të shënojë një fillim të ri.

Pak vend për optimizëm

Dikur një ndërtesë e lënë bosh, një prej fabrikave në qytet është blerë nga një kompani gjermane, e cila premton të punësojë më shumë se njëmijë punëtorë.

Është një shkëndijë e rrallë shprese në një rajon në masë të madhe të harruar nga Beogradi.

Guvernatori vendas, Srdjan Jordaçijeviç, shpreson që huaja e emergjencës prej 3 miliard dollarësh që i është dhënë Serbisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar do të fillojë dalëngadalë të ndihmojë zonat, si kjo që të ripërtërihen.

Ndihma është shumë e nevojshme pasi Serbia, sapo ka dalë nga pasojat e sanksioneve ndërkombëtare në vitet 90 kundër presidentit të atëhershëm Slobodan Milosheviç.

Serbia tani është zhytur përsëri në krizë ekonomike.

"Infrastruktura këtu është katastrofë. Sot jemi duke paguar çmimin afatgjatë të mungesës së investimeve në Serbi."

"Kjo është pjesa më e varfër e rajonit më të varfër të vendit," thotë guvernatori.

 Fondet ndërkombëtare janë duke e ndihmuar shumë ngadalë këtë zonë, por njerëzit nuk po e ndjejnë.

Jo shumë larg shtëpisë së Sandrës ndodhet vendi ku ajo dhe vajza e saj varrosën bashkëshortin.

Një vend i izoluar dhe i pashkelur prapa një porte të vjetër hekuri. Këtu prehet njeriu që nuk mund të dilte nga varfëria.

"Është shumë e vështirë për të ardhur këtu. Unë qaj dhe flas me zë të lartë çfarë ndjej dhe atë që më mundon. Por është e kotë. Ai nuk mund të më dëgjojë kurrë më, " thotë Sandra.

Ka një shprehje që serbët e përdorin për vendin e tyre që thotë se sa më në jug të shkosh aq më e trishtueshme bëhet.

Me kunjin e fundit të shkrepëses, Sandra kryen ritualin e saj të përditshëm. Ajo ndez një qiri pranë varrit.

E veja pret me durim deri sa ai të digjet plotësisht dhe vetëm pas kësaj kthehet në shtëpi.

KOMENTE