Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Guvernatori Fullani, kundër Berishës: Rritja ekonomike, me ritme të ngadalta
English

Guvernatori Fullani, kundër Berishës: Rritja ekonomike, me ritme të ngadalta

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 30 Shtator NOA -Pavarësisht deklaratave euforike të shefit të qeverisë, për një rritje të lartë ekonomike, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani konstaton se ekonomia po ecën me ritme të ngadalta.

"Tendenca rënëse e mbledhjes së të ardhurave, rënia e eksporteve, e kredisë për ekonominë  ka bërë që ekonomia të rritet me ritme më të ulëta se një vit më parë"- tha Fullani.

Sipas Bankës së Shqipërisë, qeveria edhe gjatë muajve të verës ka vijuar me ritmin e lartë të investimeve publike ndonëse të ardhurat janë mbledhur në nivele më të ulëta.

Për rrjedhojë ka vijuar tendenca rritëse e defiçitit buxhetor.Â

Ndërkohë, situata delikate në tregun valutor javën e kaluar, ku zhvlerësimi i monedhës vendase arriti në nivelin 8 për qind, duke u këmbyer një euro me 140 lekë konsiderohet e tejkaluar për guvernatorin Fullani.

Gjithsesi, në konferencën e sotme për shtyp, ai ka tërhequr vëmendjen konsumatorëve që të bëjnë mirë llogaritë pasi kursi i këmbimit është i luhatshëm ndaj rreziku mbetet permanent.

Fullani i ka bërë të ditur agjentëve ekonomik, në rastin konkret bankave, se do të parandalojë çdo destabilitet në tregun valutor.

"Sinqerisht për mua kursi euro/lek nuk përbën më lajm. Ajo luhatje ishte vetëm një flluskë, por ne duhet të mësohemi me luhatje të tilla, pasi kemi një regjim fleksibël, ndaj agjentët ekonomik dhe konsumatorët duhet të bëjnë mirë llogaritë"- u shpreh Fullani.

Ai garantoi se Banka e Shqipërisë do të jetë vigjilente për të parandaluar çdo tentativë të agjentëve ekonomikë për të çrregulluar tregun. Â

Këtë qëndrim, shefi i politikës monetare e bëri publik pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës.

Institucioni më i lartë monetar ka vendosur të mbajë të pandryshuar koston e parasë, duke e lënë në fuqi nivelin 5.75%.

Kjo sipas guvernatorit do të shërbejë për të mbajtur të qetë tregun valutor dhe inflacionin.

/r.l/b.a/NOA/

Â

KOMENTE