Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetët socialistë inspektojnë zonat e përmbytura: Berisha mos përhapë panik
English

Deputetët socialistë inspektojnë zonat e përmbytura: "Berisha mos përhapë panik"

Shkodër, 6 janar, NOA - Deputetët socialistë të zonës së Shkodrës Ilir Beqja dhe Tom Doshi kanë inspektuar sërish ditën e sotme zonat e përmbytura në komunën e Dajçit.

Gjatë vizitës që kanë bërë pranë banorëve që gjenden në vështirësi prej përmbytjeve, përfaqësuesit socialistë kanë kërkuar publikisht që qeveria të ndërhyjë për përmirësimin e situatës.

Nga ana e tij, deputeti Tom Doshi tha se qeveria të përmirësojë situatën dhe të mos përhapë panik tek banorët.

Duke e cilësuar si të papërgjegjshme deklaratën e kreut të qeverisë Berisha ditën e djeshme se vendi gjendet në prag të një katastrofe, Doshi deklaroi se nuk i falet një kryeministri të përhapë panik tek banorët që gjenden në vështirësi. Mësohet se të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe deputeti tjetër socialist, Ilir Beqja.

Nga ana tjetër, nga selia rozë mbërrijnë lajme se ajo po organizohet për të krijuar grupe vullnetarësh të cilët do të ndihmojnë banorët e zonave të përmbytura për të dalë nga situata e vështirë në të cilën gjenden prej ditësh për shkak të reshjeve të shiut.

n.e/NOA

KOMENTE