English

Ministria e Transporteve, këshilla shoferëve për akset me dëborë

Tiranë, 28 janar, NOA - Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njofton të gjithë përdoruesit e mjeteve rrugore se si pasojë e rënies së reshjeve të shumta të dëborës në zonat veriore, verilindore dhe lindore të vendit, duhet të pajisen me zinxhirë për të bërë të mundur kalimin në akset e mëposhtme.

Në të gjitha akset rrugore të Kukësit

Qafë -Krrabë- Elbasan;

Librazhd-Qafë Thanë-Korçë;

Akset rrugore nga Vau i Dejës-Pukë- Fushë Arrëz-Qafë Mali-Fierzë;

Vau i Dejës-Qafë Laç-Koman.

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me drejtoritë rajonale të Rrugëve në qarqe janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë në terren me mjete borëpastruese, fadroma si dhe duke përdorur kripë dhe skorje për normalizimin e gjendjes.

n.e/NOA

KOMENTE