English

Grevistët bllokojnë bursën e Athinës

Athinë, 23 shkurt, NOA - Anëtarët e sindikatave kanë bllokuar ndërtesën e bursës në Athinë në shenjë protestë ndaj masave të kursimit, përmes të cilave qeveria dëshiron të dalë nga kriza e rëndë e borxheve. Organizatorët e protestës që mbështeten nga Partia Komuniste thonë se synojnë që bllokadën ta mbajnë deri në fund të ditës dhe se kanë arritur të pengojnë hapjen e bursës. Bllokada e ka filluar një ditë para grevës së përgjithshme 24-orëshe që duhet të ndalë punën e shërbimeve publike.

n.e/NOA

KOMENTE