Berlin, 21 mars, NOA - Qeveria federale gjermane ka reaguar me rezerva lidhur me kërkesën e Presidentit të Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso për një mekanizëm kredish për vendet me borxhe të larta të euro-zonës, si Greqia.
Për ndihma të tilla nuk ka "asnjë instrument të përbashkët", ka thënë ministri i Fianancave Wolfgang Schauble për gazetën "Bild am Sonntag".
Politikani i CDU-së vuri në dukje edhe një herë se Greqia e ka rrugën të hapur për para tek Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Ministria e Schaubles hodhi poshtë informacionet për mendime të ndryshme mes tij dhe kancelares Angela Merkel lidhur me krizën e Greqisë. Po ashtu, një "ndalim të foluri" në zyrën e kancelares nuk ka pasur kurrë.
NOA/DW