English

Merkel: Kriza greke, të ndërhyjë FMN

Bruksel, 24 mars, NOA - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se në takimin e vendeve të Bashkimit Evropian do të kërkojë ndryshimin e marrëveshjeve të Unionit, që krizat në të ardhmen të mund të adresohen në mënyrë më efikase.

Merkel gjithashtu ka pohuar se do të kërkojë që Fondi Monetar Ndërkombëtar ta ndihmojë Greqinë, si dhe të jepen kredi nga vendet anëtare, si pjesë e raporteve dypalëshe.

Të gjitha këto masa do të jenë si mjeti i fundit, deklaroi kancelarja gjermane. Takimi i drejtuesve të vendeve të BE-së zhvillohet sot dhe nesër në Bruksel. Gjermania ka mbajtur qëndrimin më kundërshtues, përsa i përket rolit që duhet të ketë BE-ja në krizën ekonomike greke.

NOA/EL

KOMENTE