English

NATO do të reduktojë trupat e KFOR-it në Kosovë

Bruksel, 20 maj, NOA - NATO do të përshpejtojë hapat në planin për reduktimin e prezencës ushtarake në Kosovë.

Kështu është shprehur një komandant i NATO-s të mërkurën në mbrëmje, duke u bazuar në përmirësimin e situatës në Ballkan. Në një konferencë në Uashington, Komandanti Suprem i Aleancës, admirali amerikan James Stavridis tha, se situata në Ballkan “nuk është perfekte, por po shkon në drejtimin e duhur”.

NATO që ndërkohë ka vendosur reduktimin e trupave në Kosovë nga 15.000 në 10.000 ushtarë, nga fundi i këtij viti mund ta ulë këtë numër ndoshta deri në 5.000, ka thënë Stavridis.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen ka bërë të ditur se në shtator, NATO do t'i qëndrojë planit të saj për të reduktuar trupat e KFOR-it, por çdo reduktim i trupave do të parandiqet nga një analizë e plotë e situatës së sigurisë për të siguruar nëse ky shkurtim mund të ketë efekte negative në rajon.

NOA/DV

KOMENTE