Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 27 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të enjten: Gazeta "Panorama": LEGALIZIMET, LISTA ME 4500 FAMILJET QË DO TË MARRIN TAPITË- Qeveria miraton kalimin e pronësisë për 3789 parcela ndërtimore ku janë ndërtuar ndërtesa pa leje. Gazeta boton emrat e 4500 familjeve në të 12 qarqet e vendit, të cilët do të nisin procesin e marrjes së tapisë. Në lista janë edhe familjet që kanë kryer shtesa pa leje në pallatet e vjetra dhe ato pas vitit 1993. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Ekspertët e BE-së zbresin në Tiranë, dje katër orë bisedime me Berishën dhe Ramën Kushtetuesja: Pronat, AKKP nuk prek dot vendimet e hershme Gazeta "Shqip": DËRGATA, "DOSJE" PËR TË DYJA PALËT- Kryeministri, kabinetit: Në darkën e Strasburgut u fol për disa opsione. Ekspertët e PE-së zhvillojnë takime hermetike për çështje të veçanta me Berishën dhe Ramën. Në mesnatë, takim me teknicienët e PS-PD. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Emigrantët, leje qëndrimi me sistem kreditesh Swoboda, kriza bllokon liberalizimin Gazeta "Koha Jonë": BERISHA: NGA BE S'KEMI MARRË ASNJË ULTIMATUM- Kryeministri rrëzoi dje të gjitha pretendimet se nga ndërkombëtarët ka një ultimatum për situatën politike. Pohimi: Çdo interpretim i kësaj natyre është thellësisht primitiv. Siguron se zgjidhja e ngërçit të tejzgjatur, do të bëhet vetëm sipas kornizës ligjore dhe kushtetuese. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Borhard: "Ngërçi, zgjidhje me transparencë, sipas Kushtetutës" Basha në Bruksel për vizat, Malstrom sot shpall draftin pozitiv Gazeta "Shekulli": DËSHTON RAUNDI I DYTË I NEGOCIATAVE- Pikat e forta të debatit me Ramën dhe Berishën: Djegia e fletëve dhe "Venecia". Të dërguarit e Fyle u takuan dje në mbrëmje me Ramën e Berishën, nuk gjendet zgjidhja e krizës. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Matura, testet do bëhen me pyetje të vjetra Vizat, miratohet në parim liberalizimi Kushtetuesja: Pse rrëzuam ligjin e pronave Gazeta Shqiptare: KRIZA, TENSION BISEDIMESH RAMA-BERISHA ME EKSPERTËT- Fletët e votimit, Berisha nuk bie dakord për dy orë. Rama qëndron 90 minuta. Para bisedimeve me liderët, ekspertët e BE takojnë trupin diplomatik. Ambasadori gjerman: Po cënohet integrimi. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Prifti në Francë kërkon nxitjen e investimeve Pensionet, rritja në fshat është 1 mijë lekë, në qytet 855 lekë Gazeta "Rilindja Demokratike": KOLEGJI I KOMISIONERËVE EUROPIAN: TË HIQEN VIZAT- Basha: Presim që në takimin e 3 qershorit, propozimi pozitiv i Komisionit Europian të hyjë në axhendën e ditës dhe të kryhet leximi i parë. Kjo hap rrugën që në mbledhjen e vjeshtës së ministrave të Brendshëm të BE-së të merret edhe vendimi përfundimtar për heqjen e vizave. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Grupi i PD: Rama të distancohet nga vrasësi dhe trafikanti Doshi Ja si do të rriten pensionet në qytet dhe në fshat Gazeta "Integrimi": LIBERALIZIMI I VIZAVE/ KOLEGJI I KOMISIONERËVE TË BE, OK LËVIZJES SË LIRË PËR SHQIPËRINË- Komisioni Europian pritet të zyrtarizojë sot vendimin për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Ministri Prifti në Paris: Franca gati për investime strategjike në Shqipëri Gazeta "Zëri i Popullit": ISH GUVERNATORI CANI: "DAJTI", BLERJA PËR QEVERINË. PO FSHIHET BURIMI I PARAVE- Fullani pranon, kriza po shkëlqen./m.m//n.m/
KOMENTE