Sarkozy I Deklaron Netanyahut Mundësinë Për Sanksione Të Forta Kundër Iranit
					  PARIS, 27 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy i deklaroi sot kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu shpresën për miratim të shpejtë nga Këshilli i Sigurimit në OKB të një rezolute për ''sanksione më të forta të mundshme'' ndaj Iranit.
    "Presidenti Sarkozy i ka rideklaruar mikut të tij izraelit, që e priti për herë të tretë në Elize, se prioriteti ishte miratimi i një rezolute nga Këshilli i Sigurimit me sanksione më të forta të mundshme", sipas Elizesë.
    "Presim një miratim të shpejt të një projektrezolute që aktualisht ndodhet në tryezë", theksoi Sarkozy, sipas të njëjtit burim.
    "Synimi i Iranit që vazhdon të përparojë me programin e tij bërthamor "ka bindur edhe vendet më ngurruese, si Rusia dhe Kina, t'i drejtohen miratimit të një rezolute të re sanksionesh'', i deklaroi gjithashtu Sarkozy kryeministrit izraelit Netanyahu, sipas Elizesë.
    Kreu i Shtetit bëri gjithashtu thirrje se "kjo nuk përjashton mundësinë e miratimit të rezolute tjetër sanksionesh në një të ardhme nga Franca, partnerët e saj evropiane dhe po ashtu edhe ata amerikanë".
    Lidhur me procesin e paqes izraelito-palestinez, Sarkozy gjithashtu "e inkurajoi kryeministrin izraelit të ndërmarrë iniciativa të forta" për progres./
/i.p/ 				
				
				

 
    