Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Armata për Çlirimin e Trojeve të Okupuara Shqiptare: Kosova nuk është sovrane
English

Armata për Çlirimin e Trojeve të Okupuara Shqiptare: Kosova nuk është sovrane

Mitrovicë, 1 Janar 2011 NOA – Për popullin shqiptar, situata aktuale është shumë e rëndë për të gjitha trojet shqiptare që janë jashtë Shqipërisë administrative, vlerëson Armata për Çlirimin e Trojeve të Okupuara Shqiptare (AÇTOSH).

Kushtrim Mitrovica, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, tha përmes një komunikimi për mediat sot, se AÇTOSH është formuar për çlirimin e të gjitha trojeve të pushtuara shqiptare, të ndodhura nën sundimin serb, sllavo-maqedonas, malazez dhe grek: veriu i Kosovës, Kosova Lindore (Preshevë, Medvegje, Bujanoc), Lugina e Vardarit, trojet nën Malin e Zi (Ulqin, Tivar, Plavë, Guci etj.), Çamëri – Kostur – Konicë – Follorinë.

“Në veçanti, Kosova është e kërcënuar nga formimi i një „Republike Srpska” të re në truallin shqiptar, me anë të „decentralizimit” - formimit të komunave me shumicë serbe, të lidhura në vije horizontale (mes tyre) dhe vertikale (me Beogradin)”, deklaron Mitrovica.

Sipas AÇTOSH, Kosova nuk është as e pavarur, as sovrane. Me bekimin e EULEX-it, Prishtina zyrtare jo vetëm se nuk interesohet për çka ndodhet në Veri të Kosovës, por inkurajon me sjelljen e saj, ndarjen e Kosovës. Ajo lejon pjesëtarët e regjimit kolonial serb të depërtojnë në Kosovë sa herë u dashka qejfin.

“Ne deklarojmë që do të marrim në mbrojtje veriun e Kosovës, duke mos toleruar më bandat kriminale paraushtarake serbe, policët e MUP-it dhe agjentët e shërbimit sekret serb në territorin e Kosovës kreshnike”, thekson AÇTOSH.

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm, Kushtrim Mitrovica thotë se “sllavo-grekeve dhe Evropës Plake u bëjmë kështu definitivisht me dije se pazarllëqet në kurriz të Shqiptarëve kanë mbaruar”.

a.b/NOA

KOMENTE
  • < DRENICA >01:06 - 20 Shtator 2011
    JEMI TE GATSHEM VETEM TJA FILLOJM SA ME PAR QE TI DALIM PERBALL ISH BIFSHAV SERRBO SLLAVE SE NUK LUTEN MET MIR ATA DUKE I TALERUAR POTI BASHKOJM TROJET SHQIPTARE. SA ME SHPEJT SE MJAFT E DURUAM. MJAFT .ME.
  • < DRENICA >01:01 - 20 Shtator 2011
    vertet se kosova nuk eshte. savrane edhe gjith ashtu fillun ish bifshat.serbosllave. te armatosen me mendimin e tyre qe kosova te jet me nenshkrimet e atyre qe po i talerojn te perserisin edhe ta kryan amanetin e millosheviqit po une vullnetarisht shprehi mendimin tim se jam i gatshem ne gjdo moment qe tju bashkangjitna. ARMATES CLIRIMTARE PER BASHKIMIN E TROJEVE TE OKUPUARA SHQIPTARE.