Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Droga drejt Italisë u zbulua nga pajisja e re spiune
English

Droga drejt Italisë u zbulua nga pajisja e re spiune

Vlorë, 3 Janar 2011 - Ditën e sotme, rreth orës 10:30, nga strukturat e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit të Qarkut Vlorë janë ndaluar dy persona për trafik droge. Eduart Kujtim Mukaj, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë dhe Agim Muçaj, 51 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gorishovë Fier, u kapën gjatë një kontrolli të imtësishëm në Pikën e Kalimit Kufitar Porti Vlorë.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Qarku Vlorë i thanë agjencisë NOA se zbulimi erdhi në sajë të pajisjeve moderne pjesë e programit “Kontrolli i eksporteve”, të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Në këtë kontroll u zbulua dhe sekuestrua një sasi prej rreth 150 kg lënde narkotike e llojit “Cannabis Sattiva” (marijuanë).

Droga gjendej në mjetin tip “Trajler” me targa FR 0089 C, i cili drejtohej nga Eduart Kujtim Muka, në pronësi të subjektit tregtar “Arbi” shpk me administrator Agim Mucaj.

Lënda narkotike ishte e paketuar në qeska plastike dhe e izoluar me natriban. Fillimisht ajo u aludua të ishte 500 kg por nga peshimi i saktë doli se ishte 150 kilogramë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se sasia e lëndës narkotike kishte si destinacion Italinë. Policia tha se po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të linjës së trafikut ndërkombëtar të marijuanës.

e.r/NOA

{youtube}JwkZYUHegXw{/youtube}

KOMENTE