English

Hotmail, probleme: emaile që zhduken papritmas

Tiranë, 3 Janar, NOA- Hotmail e ka nisur këtë vit me probleme të papritura: postat elektronike e përdoruesve të tij janë ç’akorduar. Janë zhdukur papritur emaile nga llogaritë e tyre.

Klientët e postës elektronike më të përdorur në botë (360 milion përdorues) kanë pasur probleme me postën hyrëse, ose me arkivin që papritmas është zhvendosur në kosh.

Zëdhënësi i Microsoft ka kërkuar falje dhe ka konfirmuar se janë duke punuar për të rikthyer gjithçka si më parë.

a.e./NOA


KOMENTE