Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Katastrofat natyrore, 295 jetë ikën më 2010
English

Katastrofat natyrore, 295 jetë ikën më 2010

Tiranë, 3 janar 2011 - Kompania më e madhe botërore e sigurimit tha se tragjeditë natyrore kanë lënë të vdekur 295 mijë persona në vitin 2010, ndërsa kostoja ka qenë 130 miliardë dollarë.

Munich Re në një raport tha se 950 katastrofa natyrore janë regjistruar vitin e kaluar, duke e bërë 2010-ën vitin me të keq që nga 1980.

Tërmeti në Haiti në janar të 2010-ës ka qenë deri më tash katastrofa më e keqe për humbjet njerëzore, duke vrarë 222 mijë e 570 njerëz.

Megjithatë, tragjedia që ka kushtuar më së shumti ishte tërmeti në Kili, me një kosto prej 30 miliardë dollarësh.

Munich Re tha se të gjitha katastrofat natyrore në vitin 2010 ishin të ndërlidhura me motin, duke thënë se ky është një indikacion tjetër që flet për ndryshimet klimatike. /rfe/

KOMENTE