English

Nëna e djalit, Ronaldos: “Do ti kthej mbrapsht paratë, dua djalin tonë”

Londër, 4 Janar, NOA- Pavarësisht nga marrëveshja prej 10 milion sterlinash nënshkruar në lindjen e fëmijës, nëna natyrale e djalit të Cristiano Ronaldos kërkon që ti kthehet përsëri fëmija.

Gruaja, një studente britanike, gjashtë muaj më parë kishte rënë dakord të heqë dorë nga të gjitha të drejtat e fëmijës të porsalindur.

Sipas mediave vendase, ajo është një vajzë 20 vjeçare që ka mbetur shtatzënë pas një nate aventure që kishin kaluar me Ronaldon në një klub nate në Londër.

“Me të kam kaluar vetëm një natë “ ka thënë Ronaldo mes miqve. Vajza, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, ka deklaruar se është penduar që ja ka besuar fëmijën plotësisht Ronaldos. Ajo i ka telefonuar rregullisht atij me lot në sy që të paktën të takojë djalin e saj.

Tashmë studentja ka deklaruar se është e gatshme ti ktheje mbrapsht paratë lojtarit. Ronaldo nga ana e tij duket i gatshëm të marrë në shqyrtim kërkesën e saj

“Është e depresuar. Mendon se ka shitur shpirtin për para - ka thënë një burim i afërt me studenten.- I telefonon natën vonë, qan në telefon. Ai nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me të, por kanë ardhur në këtë pikë të një rutine perverse. Dhe tani që ajo ka një mënyrë jetese prej milionereje nuk di çfarë të bëjë. Sipas marrëveshjes me Ronaldon nuk mund ti shpjegojë “psenë” as dhe familjes së saj”.

a.e./NOA

KOMENTE