Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Pasagjeri”, kapen autorët e vjedhjes së 2 dy taksistëve në Tiranë
English

Operacioni “Pasagjeri”, kapen autorët e vjedhjes së 2 dy taksistëve në Tiranë

Tiranë, 4 janar, NOA - Falë operacionit policor të koduar “Pasagjeri”, forcat e policisë së Tiranës, kanë arrestuar në flagrancë dy persona, të dyshuar si autorë të vjedhjes së dy taksistëve në Tiranë.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, të ndaluarit janë konkretisht Hysen Daci, 19 vjeç dhe Gjon Gjoka, 18 vjeç; që të dy banues në Kamëz të Tiranës, ndërsa është duke u punuar edhe për kapjen dy personave të tjerë respektivisht të moshave 20 dhe 23 vjeç.

Mësohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin më datë 29 dhjetor, në afërsi të “9 Katësheve” në Tiranë, kanë vjedhur me dhunë dhe më pas kanë plagosur rëndë, 44 vjeçarin Qemal Tufa, me profesion taksist, ku mjeti i vjedhur me targë TR 345 B është gjendur më pas i braktisur në zonës Zall-Mner Tiranë.

Gjatë ecurisë së hetimeve, ka rezultuar me prova shkencore, se këta persona janë edhe autorë të vjedhjes me dhunë të 44-vjeçarit Ilmi Sula, më datë 31 dhjetor, në afërsi të Piacës në Tiranë.

Autorët e dyshuar, pasi kanë vjedhur me dhunë duke e plagosur rëndë Ilmi Sulën, i kanë vjedhur këtij të fundit sendet personale dhe më pas automjetin e tij, tip taksi me targë TR 411 C, mjet në të cilin autorët ndodheshin si pasagjerë.

Por falë një ndërhyrje të shpejtë të strukturave të policisë dhe një pune hetimore të mirë organizuar, u arrit kapja e autorëve të dyshuar të kësaj vjedhje me dhunë si dhe të sekuestrohet në cilësinë e provës materiale dy automjetet e vjedhura me targë TR 411 C dhe TR 345 B, 2 armë të ftohta thikë, maskë, doreza, 3 aparate celularë si dhe sende të tjera që kanë shërbyer për këto vjedhje me dhunë.

Ndërkohë që materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE