Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit nga NOA&MeteoAlb: Sot shi e borë, ulen temperaturat
English

Parashikimi i motit nga NOA&MeteoAlb: Sot shi e borë, ulen temperaturat

Tiranë, 4 Janar 2011 NOA - Mengjesi i dites së sotme ka nisur te dominohet nga moti i kthjellet ne bregdet dhe zonat e ulëta.

Ndërsa zonat malore do te jene me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Kthjellime me te dukshme do te ketë ne Tirane, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Lushnje.

Ndersa vranesira do te ketë ne Kukës, Peshkopi, Librazhd, Tepelene, Gjirokastër si edhe ne Pogradec, Korçë, Ersekë.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Edhe pjesa e dyte e dites do te jete ne kushtet e motit te qëndrueshëm pasi ne pjesen me te madhe te Shqipërisë do te dominojnë kthjellimet sidomos ne zonat e ulëta dhe bregdetare.

Ndersa ne zonat malore do te kete vranësira te herëpashershme.

Gate oreve te mbrëmjes dhe ne mëngjesin pasardhës do te kete shtim te vranësirave ne territorin shqiptar ku me te dukshme do te jene ne jug te vendit te cilat do te gjenerojnë dhe reshje te dobëta shiu dhe debore.

Temperaturat e ajrit do te pësojnë 4 grade renie ne vlerat e mengjesit por edhe mesdita do te sjelle renie me 2 grade te temperaturave ne vend.

Era do të fryje e leht ne toke dhe ne det me me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim Verilindja ndersa dallgezimi ne det do te jete i ulet.

Europa

Pjesa me e madhe kontinentin Europian do te jete me mot të kthjellet, përjashtuar Veriperëndimin dhe Lindjen e Europes ku do te kete vranesira te dendura dhe reshje shiu e debore.

Problematike situata do te jete serisht ne Ishujt Britanike si edhe ne vendet Balltike pasi keto vende do te marrin reshje te dendura shiu e debore te shoqeruara me stuhi te forta ere.

Ne rajonin e Medheut dhe gadishullin e Ballkanit do te dominojnë kthjellimet por temperaturat do te vijojne te jene te ulta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Lindja e Europes alarmon rreshje debore dhe temperatura te ulta;

Vendet Balltike alarmon per temperatura te ulta dhe debore

Franca do te rrezikohen nga rrebesh shiu dhe stuhi te forta ere.

e.r/NOA

KOMENTE