Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Albert Ajnshtajni kundër tiranisë serbo-madhe
English

Albert Ajnshtajni kundër tiranisë serbo-madhe

Shkup, 19 shkurt, NOA - Të premten u mbushën plot 80 vjet nga vrasja e albanologut kroat, Milan Shufflay, i cili atë kohë u dëshmua edhe në profesione tjera si shkrimtar, historian dhe ligjërues universitar. Ai ka qenë viktimë e likuidimeve politike dhe tiranisë serbomadhe në kohën e Mbretërisë Jugosllave, njofton agjencia e lajmeve INA.

Edhe pse Milan Shufflay, ideologjikisht i ka takuar partisë së drejtësisë, në qarqet pro-serbe ka qenë në mënyrë të veçantë i urryer për shkak të teorive të tija se shqiptarët janë në të vërtetë ilir, ndaj edhe si të tillë janë populli më i vjetër në Ballkan, popull më i vjetër se kroatët dhe sërbët.

Milan Shufflay është vrarë në regji të organizatës pro-serbe „Mlada Jugoslavija“, ndërsa organizator kryesor ka qenë, Nikola Jukiq, pjesëtar i asaj organizate, ndërkaq ekzekutor kanë qenë inspektorët e policisë mbretërore, Branko Zverger dhe Lubomir Belosheviq.

Likuidimi është bërë në mënyrë shumë brutale, Shufflayt i është thyer kafka me shufër hekuri ( është për tu habitur se çuditërisht, në të njëjtën ditë, në gazetën zyrtare jugosllave “Nasha slloga”, është botuar artikulli në të cilin ndër të tjera theksohet se si do të “thyhen kafkat”).

Vrasësit pas krimit, largohen drejtë Beogradit, ku gëzojnë mbrojtjen e mbretit dhe nga Beogradi deklarojnë se Shufflayn nuk kanë dashur ta vrasin.

Edhe pse kjo vrasje nuk ishte krimi i parë e as i fundit që kanë bërë nacionalistët serbomëdhenj ndaj kroatëve, ky rast ka ngritur shumë pluhur jashtë vendit. Muaj të tërë për këtë vrasje kanë shkruar gazetat botërore – Tribuna, San Francisco Examiner, Berliner Tagblatt, Chicago Herald, Frankfurter Zeitung…

Megjithatë, me interes të veçantë ka qenë protesta kundër “brutalitetit të tmerrshëm të regjimit të Beogradit” që e kanë nënshkruar Albert Einstein dhe Heinrich Mann, reagim që ka mbërritur edhe në faqen e parë të gazetës New York Times.

Nga ana tjetër, sot akademiku, Aleksandër Stipçeviqi, duke folur për përvjetorin e 80 të vrasjes së Shufflayt shprehet se “Ja tani, kemi një komemoracion me rastin e 80 vjetorit të vrasjes së Milan Shufflay, për të cilin siç dihet ka qenë albanologu më i madh kroat, por jo vetëm albanolog kroat por edhe më gjerë, sepse atë që ka bërë ai, asnjë albanolog nuk ka ardhur në idenë për ta bërë.

Një vepër e madhe për historinë e Shqipërisë, në 6 libra, nuk është realizuar tërësisht, por diçka po, mandej ato burimet mesjetare për Shqipërinë mesjetare, prej të cilëve dy libra janë botuar dhe i treti është bërë gati për botim, ndërsa ka qenë i planifikuar që të botohet në 6 libra.

Me fjalë të tjera, ai ka qenë mjaft i merituar, ndaj çdo vjet mbajmë komemoracion në vendin ku ai është vrarë, në rrugën “Dalmatinska” ku zakonisht vendosim lule, aty ku është vendosur edhe pllaka përkujtimore në vendin ku ai është vrarë.

Ndërsa sivjet kjo do të shënohet në mënyrë të veçantë, me një simpozium të vogël, një tubim shkencor mbi Shufflayn, ku do të flitet pikërisht për dimensionin e tij, për dimensionin albanologjik. Duke pas parasysh se unë edhe më parë kam shkruar për këtë dhe është logjike që të jem i pranishëm në këtë simpozium. NOA-INA

KOMENTE