Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pacolli nuk kundërshtohet vetëm si President, por edhe si njeri
English

Pacolli nuk kundërshtohet vetëm si President, por edhe si njeri

Prishtinë, 13 mars 2011, NOA- Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës Behxhet Pacolli po përballet me një sërë kundërshtish ndaj tij dhe kjo jo vetëm prej postit.

Mediat Kosovare bëjnë me dije se Lëvizja Vetëvendosje dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk e njohin Pacollin si President dhe kjo jo për mënyrën e votimit, por për personalitetin e tij dhe njeriun që fshihet mbrapa postit të Kreut të Shtetit.

Përfaqësuesit e OVL-së të UÇK-së shprehen se kontestimi i personalitetit të Pacollit mund të jetë për afat më të shkurtër kohor, që sipas tyre mund të zgjasë deri në momentin që ai do tu përgjigjet në Kuvendin e Kosovës pyetjeve që i kishin bërë para se ai të zgjidhej President.

Nga ana e saj Lëvizja Vetëvendosja se edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila shprehet se nuk ka pasur shkelje gjatë procedurës së zgjedhjes së tij si President do të kontestohet dhe nuk do të pranohet, e aq më pak Pacolli dhe posti i tij.

a.y/NOA

KOMENTE