English

Rama: Me zemër e me trup të gjithë në rrugë kundër qeverisë

Tiranë, 18 maj 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama në daljen e parë për mediat të ditës së sotme duke iu drejtuar qytetarëve, dënoi dhunimin e votës përmes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Saliut.

Sipas tij, të gjithë sytë e veshët e panë se socialistët i fituan zgjedhjet në Tiranë, fitore e qartë me 10 vota ku tha Rama, nuk ngeli asnjë shqiptar pa numëruar çdo votë të nxjerrë nga kutia.

Më tej ai shprehu falënderim për përfaqësinë e ndërkombëtarëve në Tiranë, duke shtuar se pa këta miq stër-fuqia e pushtetit, do kishte goditur dhe ato 10 vota, ashtu si grabiti diferencën e madhe të votave qe ekziston në kryeqytet mes socialstëve e kundërshtarëve.

“Humbja ime qoftë edhe me 1 votë, nuk do ishte shprehje e vullnetit të qytetarëve, të gjithë në këtë seli e dinë se unë isha plotësisht i gatshëm të pranoja çdo rezultat.

Dora e popullit zot e ndali në minutat e fundit, manipulimin ku doli fitorja jonë e humbja e Saliut. Tirana njohu fitoren e qartë dhe historike duke na nxjerrë votën më të madhe ndonjëherë, duke pabesuar të qeverisim më shumë. Kur shpreha fjalën për fitore unë shpreha gatishmëri për të ndërtuar urën e këputur të mirëkuptimit”, u shpreh kreu i opozitës.

Sakaq Rama tha se, pavarësisht dëshirës së tij për të hapur një stad të ri, Saliu zgjodhi mos pranimin e rezultatit që sot ka revoltuar më shumë Shqipërinë, pasi tha ai qeveria nuk pranon as aritmetikën e votave të numëruara, që sot u përmbysën në tryezën e KQZ, me praninë e policisë që treguan vullnetin e egër që tregohet në fytyrën e kryeministrit.

Ndër të tjera ai tha se, KQZ sot në bazë të Kodit Zgjedhor duhet të nxirrte thjesht rezultatin bazuar në 485 procesverbalet e kryeqytetit, por KQZ në shkelje të ligjit dhe kërkesës së ndërkombëtarëve, vodhi rezultatin e fitores së socialistëve, e bëri këtë krim të mirëfilltë zgjedhor duke numëruar vota të hedhura në kuti të tjera, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me vendimet e mëparshme të dala nga ky institucion.

“Ndodhi çfarë nuk duhet të ndodhte jo për mua, por për ekuilibrat në vend, pas këtij akti Shqipëria nuk është më vendi që ishte sepse u dëmtua edhe ai pak ekuilibër të vërishtë që ekzistonte, duke bërë që të përmbysen dhunshëm zgjedhjet për të përmbysur emokracinë. Kjo është përmbysje që e kthen Shqipërinë në vendin që për pushtetin asgjë e paligjshme nuk është e pamundshme, kur vidhet e dhunohet hapur e paturpësisht, opozita dhe partia më e madhe e vendit, imagjino ç’mund të ndodhë nesër me qytetarët dhe jetën e punën e tyre. Ne padyshim me të gjitha sakrificat që kërkon mbrojtja e së vërtetës, detyra jonë dhe e imja është të ndalim rrokullisjen e Shqipërisë dhe të ngjitemi në majën e lartë se ky popull meriton të ecë i pashkelur në rrugën e lirive. Me zemër e me trup të zbrapsim qeverinë që me gjithë fuqinë e saj po merr peng institucionet e popullin sovran”, deklaroi kreu i Partisë Socialiste.

Rama u bëri thirrje qytetarëve që të gjithë të revoltuarit të dalin në rrugë bashkë me revoltën, pasi e kanë kuptuar që vetëm vota e bën jetën më të mirë, dhe ta nxjerrin votën legjitime në rrugën e madhe të së drejtës, të ngrihen në këmbë për ti thënë kurrë më atyre që vjedhin votën për të vjedhur Shqipërinë.

Në përfundim kryesiocialisti Edi Rama tha: “Kjo është e vetmja rrugë për një popull që jeton në skllavëri, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, të gjithë në këmbë të gjithë në rrugë në kërkim të së vërtetës. I falenderoj të gjithë ndërkombëtarët për gjithçka që bën deri këtu, por si njeri dhe si prind dua që shqiptarët të shohin ditë më të mira, madje u bëj thirrje të gjithëve të mos e lënë Shqipërinë të bjerë në rrokukllimë por të bashkohemi të gjithë kundër kësaj qeverie”.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Ledio Xhezairi21:41 - 18 Maj 2011
    :P