Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Protesta paqësore do respektohet, por dhuna do përballet me ligjin
English

Berisha: Protesta paqësore do respektohet, por dhuna do përballet me ligjin

Tiranë, 19 maj 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij Kreu i qeverisë Sali Berisha deklaroi se, pavarësisht vetëshpalljes së Ramës si fitues, kishte të paktën 300 vota të kontestuara që mund të ndryshojnë rezultatin, pasi tha ai 10 te 300 shkon 30 herë.

“Me hapjen e kutive të tjera të këshillit bashkiak, të kryetarit të minibashkisë, rezultuan një numër votash për Bashën e Ramën të hedhura gabimisht nga qytetarët shqiptar të cilët, mund të kenë pasur probleme serioze me dallimin e ngjyrave. Apo të rinj që votojnë për herë të parë, pasi theksoj se 4 kutitë u përdorën për lehtësi administrimi, ligji ka urdhëruar që të marrë masat për të drejtuar qytetarët te kutitë e duhura, por si duket ka pasur dhe probleme”, u shpreh Berisha.

Sipas tij aktualisht KQZ është komisioni zonal i Tiranës, i cili funksionon mbi rregullat e një komisioni zonal si në çdo qytet tjetër, madje shtoi ai ky komision është i detyruar të përfshijë çdo votë para se të bëj shqyrtimin si KQZ.

Më tej theksoi se, u bë përpjekje për të asgjësuar institucionin e administrimin zonal të Tiranës, ku Rama dërgoi 36 deputetë të tij të dhunojnë KQZ, për të vijuar më tej ndaj njerëzve me uniformë të shtetit, ndaj atyre që mbrojtën KQZ.

Sakaq ai shtoi se numërimi i fletëve të kontestuara po bëhet në përputhje me të gjitha shënimet e bëra nga komisionerët e të gjitha Qendrave të Numërimit të Votave, Komisioni Zonal i Tiranës, po numëron votat e panumëruara deri sot.

Berisha theksoi se, qëndrimi tjetër, ultimativ që të mos numërohet asnjë votë, se përndryshe, do ketë pasoja, ndodh vetëm e vetëm se Rama, ka vendosur të shpallet fitimtar me rezultatin paraprak, kur votat numërohen.

Sipas tij, këto vota në ligjin shqiptar të zgjedhjeve janë vota të vlefshme, nenet që përfaqësojnë votat e pavlefshme janë ndër më korrektet dhe më rigorozet sepse janë ato që ndëshkojnë me ligj, të drejtën më themelore demokratike, votën.

“Në rast se zoti Rama apo dikush afër tij nuk ka pranuar të njohë këtë komision zonal, por kanë kundërshtuar shumë vota për zotin Basha, por as edhe një votë për zotin Rama.

Këto vota do shqyrtohen në KQZ si vota të kontestuara, kontestatori ka të drejtën ti çojë në Gjykatën e Apelit, ky është procesi transparent. Më datën 29 mars, një proces një marrëveshje mes PD dhe PS dështoi vetëm për një pikë, ne hartuam një projekt-marrëveshje mbi rekomandimin e ODHIR-it, por marrëveshja u prish vetëm për një arsye sepse zoti Edi Rama kërkoi në mënyrë përfundimtare që në këto zgjedhje të ekzistojë e drejta e hapjes së çdo kutie, nuk refuzuam por i kërkuam që për këtë të merret opinioni i Komisionit të Venecias, kjo na u kërkua ne dhe ne ishim dakord, por në 6 javë një qëndrim diametralisht i kundërt. Qëndrimi i mëparshëm i zotit Rama ishte i njëjtë me atë dy vjeçar, ndërsa tani jo. Nëse qëndrimi i mëparshëm u kristalizua mbi vendimin e një gjykate, qëndrimi i dytë mos hap kutitë, u kristalizua në 6 javë dhe u bë kjo moto e këtyre akteve vandale të cilat kërkojnë me çdo kusht të nxijnë votën e shqiptarëve”, theksoi shefi i maxhorancës.

Ai shprehu bindjen se i gjithë procesi që po vijon në KQZ, ka vetëm një qëllim, të numërohet dhe vlerësohet vota e çdo qytetari.

Ndër të tjera ai shprehu bindjen se maxhoranca do pranojë çdo lloj rezultati që do dalë nga përfundimi i vlerësimit që po bëhet në KQZ.

“Kemi fituar 7 nga 11 minibashki, nuk di cili do jetë rezultati për bashkinë e madhe, ai rezultat që do dalë nga procesi ligjor, ai rezultat do pranohet pa asnjë kundërshti. Dua të theksoj disa probleme të tjera, prej 3 ditësh me radhë kreu i PS dhe militantët e tij me një fjalor, ndër më të papranueshmit dhe me një agresion të papar, me akte brutale të organizuara, me kërcënime të gjithanshme kërkojnë të ndalojnë, zemrën e sistemit elektoral, diku vërsulen si primitive, të tjerë djegin goma rrugëve, duke mbushur me blozë qytetin e tyre, të tjerë bllokojnë urgjenca nën drejtimin e Gramoz Ruçit apo ndonjë tjetri, kërcënojnë fizikisht kryetarin e KQZ dh bëjnë plane për të sulmuar godinën e KQZ dhe djegur materialet e votimeve. Jam sot para jush për t’iu garantuar se keni votuar pro aspo kundër kësaj maxhoranca, qëndrimi i saj është 1 dhe vetëm 1 ligji dhe vetëm ligji, shteti ligjor dhe vetëm shteti ligjor”, deklaroi Berisha.

Sakaq ai theksoi se Partia Socialiste ka organizuar 1733 protesta nga të cilat 1730 të padhunshme, 3 prej tyre me dhunë të shkallës së ndryshme, duke garantuar se protesta paqësore do respektohet tërësisht, por dhuna e cilësdo natyrë do ndeshet me të gjithë rreptësinë e ligjit.

Më tej ai paralajmëroi kryesocialistin Rama mbështetësit e tij që për interesa të caktuara nxisin të pushtojnë KQZ, se ai ligj që garanton liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptar, garanton edhe institucionet e këtij vendi. (Vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE