Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Internacionalja Socialiste: Rezultati i Tiranës të respektohet
English

Internacionalja Socialiste: Rezultati i Tiranës të respektohet

Tiranë, 19 Maj 2011 NOA - Internacionalja Socialiste kërkoi sot që tabelat e votave të certifikuara nga komisionerët e të dyja partive gjatë numërimit fillestar javën e shkuar të respektohen, citon zyra e shtypit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

IS thotë se të shtunën 14 maj, procesi i numërimit të votave në Tiranë për zgjedhjet vendore të mbajtura në 8 maj përfundoi me fitoren e kryetarit aktual të bashkisë, Edi Rama (Partia Socialiste e Shqipërisë, PS) mbi kandidatin e Partisë Demokratike (PD) Lulzim Basha, me një diferencë prej 10 votash nga 250,623 votat e hedhura në kuti. Procesi i tejzgjatur i numërimit u krye nën një vëmendje të madhe nga komisionerët elektoralë si të PD ashtu edhe të PS, të cilët verifikuan dhe firmosën raportet për secilën nga 485 kutitë e zgjedhjeve në Tiranë.

Vendimi mazhoritar i marrë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) të Mërkurën në 18 Maj për të rinumëruar votat e hedhura gabim nga disa kuti votimi të paravendosura, gjë për të cilën nuk ka asnjë provizion në Kodin Elektoral të Republikës së Shqipërisë, duket si një përpjekje anti-demokratike për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve. Përmbysja e rezultatit fillestar është thellësisht shqetësuese, duke vënë në pikëpyetje përsëri legjitimitetin e votimit në Shqipëri e duke zgjatur akoma më shumë tensionin politik që ishte prezent që më parë në këtë vend.

Internacionalja Socialiste mbështet thirrjet nga Kryetari i PS Edi Rama për një “rrugë demokratike, ligjore e politike për të ecur përpara.” Një demokraci funksionale kërkon zgjedhje të lira e të ndershme dhe respektimi i rezultateve të zgjedhjeve të 8 Majit është një test kyç për kredencialet demokratike të Shqipërisë, dhe një parakusht për zhvillimin në të ardhmen dhe integrimin e mëtejshëm Europian. Është jetike për Shqipërinë që tabelat e votave të certifikuara nga komisionerët e të dyja partive gjatë numërimit fillestar javën e shkuar të respektohen.

Në përfundim të deklaratës, IS thotë: “Rezultatet në zgjedhjet e tjera për bashkitë të mbajtura në 8 Maj kanë treguar një sukses të madh për Aleancën për të Ardhmen të drejtuar nga PS, e cila ka mbizotëruar në shumicën e qendrave të mëdha urbane në vend, duke marrë 37 bashki në rang vendi përballë 28 për Aleancën për Qytetarin të drejtuar nga PD”.

e.t/NOA

KOMENTE