Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 19 maj 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 19 maj 2011

Tiranë, 19 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 19 Maj 2011.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin; “KQZ përdhunon Kodin Zgjedhor”, i cili pasqyron zhvillimet e djeshme gjatë procesit të numërimit të votave të kontestuara. “Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Kush është personi që fshihet pas sondazhit “Gani Bobi”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “KQZ numëron votat mes grushteve, Basha 22 plus”, i cili flet për incidentet e ndodhura dje në KQZ. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Deputetët e PS “fluturojnë” mbi policinë. Rama: Të gjithë në këmbë në rrugë”.

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor; “Basha, 22 vota para”, i cili flet për vendimin e djeshëm të KQZ-së dhe procesin e numërimit. Disa tituj të tjerë janë; “Skenari i PS, nga bojkoti total deri të bllokimi i rrugëve”, “Deputetët e PS përleshen me policinë, forcat speciale blindojnë KQZ”, “Servet Pëllumbi: Bashës nuk i duhej një fitore e tillë”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin, “Është marrë peng demokracia”, i cili pasqyron gjithë zhvillimet e djeshme politike dhe vendimin e opozitës për nisjen e protestave. Disa tituj të tjerë janë; “Arvizu: KQZ duhej të shpallte rezultatet”, “Opozita sot në sheshe dhe në rrugë”, “Tronditet buxheti, nuk mblidhen taksat”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor, “Vazhdon numërimi i votave, Basha kryeson në Tiranë”, i cili flet për rezultatt e fundit të KQZ-së në lidhje me numërimin e votave të kontestuara.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Thirrjet anarkiste të PS, Ashton; Mbani përgjegjësi nëse qytetarët vihen në rrezik”., “Braçe, Xhafaj, Ruçi, Veliaj dhe Rama thirrje për revolta popullore”, “Dorgë në Elbasan dhe Athinë, kapen emigrantët”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k.NOA

KOMENTE