Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: KQZ, shkelje të rënda ligjore me hapjen e kutive
English

PS: KQZ, shkelje të rënda ligjore me hapjen e kutive

Tiranë, 19 maj, NOA - Partia Socialiste ka kërkuar sot nga Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë publike vendimmarrjen dhe aktin ligjor që i jep të drejtë për të hapur kutitë e votimit. Përfaqësuesi i PS në KQZ, Genc Gjonçaj u shpreh, gjatë nisjes së mbledhjes, se kjo është një shkelje ligjore.

“Nuk po gjejmë dot arsyen mbi të cilën komisioni po kryen veprime mbi kutitë dhe materialin zgjedhor. Duam të zbardhur aktin që kini kaluar dje . Është vendimi që po prodhon gjithë ndryshimin në tabelat e rezultateve”, tha Gjonçaj.

Ai u shpreh se akti është miratuar në parim dhe po plotësohet gjatë hapjes së kutive, me problematikën që i del KQZ-së gjatë hapjes së kutive. “KQZ merr vendimin dhe kryen veprimet dhe jo kryen veprimet dhe më pas merr vendimit.

a.k/NOA

KOMENTE