English

Klosi: Sot luhen fatet e Shqipërisë

Tiranë, 20 maj, NOA – Deputetët e Partisë Socialiste po mbajnë fjalime para protestuesve të mbledhur në afërsi të godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deputeti Blendi Klosi tha se qytetarët e panë të gjithë se kush i fitoi zgjedhjet në Tiranë dhe ajo që po bënë sot mazhoranca është një vjedhje.

Klosi tha se opozita nuk po bën një betejë për mandatin e kryetarit të PS-së, por për gjithë vendin. “Sot nuk luhen më fatet e Tiranës, por luhen fatet e Shqipërisë”, tha Klosi.

Ndërsa deputeti Saimir Tahiri tha në fjalën e tij se dje janë rrahur barbarisht nga policia dy protestues, të cilët nuk kishin bërë asnjë shkelje. “Dy miqtë tanë janë rrahur barbarisht nga policia, sepse protestuan bashkë me ne. Shpirti ynë sot është me ata në spital. Ata që guxuan dhe vunë dorë mbi dy vëllezërit, ta mbajnë mend mirë se do japin llogari nesh dhe para ligjit”, tha Tahiri.

a.k/NOA

KOMENTE