Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ProCredit Bank hap Qendrën e saj të Biznesit në Tiranë, dhe investimin e parë në teknologjinë EKO
English

ProCredit Bank hap Qendrën e saj të Biznesit në Tiranë, dhe investimin e parë në teknologjinë EKO

Tiranë, 20 maj 2011, NOA- ProCredit Bank gjatë ditës së sotme ka inauguruar zyrtarisht në Tiranë hapjen e Qendrës së Biznesit të saj.

E nisur prej pak muajsh nën rikonstruksion, kjo Qendër Biznesi ka rinisur funksionet e saj në shërbim të klientëve duke sjellë njëkohësisht dhe një risi, jo vetëm në sistemin bankar, por edhe duke shënuar iniciativën e parë të këtyre përmasave që një institucion ndërmerr për të prezantuar një shembull praktik të ndërtesave të gjelbërta.

Qendra e Biznesit të ProCredit Bank në Tiranë është tashmë ndërtesa e parë në llojin e vet në Shqipëri me një teknologji të përparuar dhe bashkëkohore të gjelbër.

Vëmendja ndaj ambientit dhe efiçiencës së energjisë ka kohë që është artikuluar nga ProCredit Bank, duke qenë Banka e parë në Shqipëri që nga viti 2009 që promovoi dhe u ofroi klientëve të saj kredi për përdorimin efiçient të energjisë për shtëpitë dhe bizneset e tyre, e shoqëruar me ekspertizën teknike të nevojshme për produkte të këtij grupi. Përdorimi joefiçent i energjisë njihet sot si një nga shkaqet që çojnë në rritjen e ndotjes së mjedisit dhe çdo aksion në drejtim të efiçiencës energjitike, është dhe një kontribut direkt në mbrojtje të ambientit dhe uljes së kostove që kanë lidhje me të.

Në fjalën e saj përshëndetëse me këtë rast, Znj. Violeta Haxhillazi, Anëtare e Bordit Drejtues të ProCredit Bank në Shqipëri dhe njëkohësisht udhëheqëse e Projektit të Gjelbër theksoi se: “Ulja e kostos së energjisë nuk është motivimi i vetëm i ProCredit Bank për këtë investim, pasi ai në radhë të parë synon të përmirësojë komoditetin për klientët dhe punonjësit e saj. Mbi të gjitha ky projekt promovon një përqasje më të përgjegjshme në zhvillimin urban në Tiranë. Projekti i Gjelbër në Laprakë ofroi mundësinë për t’i zbatuar këto teknologji në gamën më të gjerë të sistemeve dhe pajisjeve teknike të ofruara aktualisht në Shqipëri dhe në rajon.”

Ndërkaq duke investuar në Qendrën e Gjelbër të Biznesit në Laprakë, ProCredit Bank konfirmon angazhimin e saj ndaj një përqasje që respekton mjedisin dhe përmirëson jetesën e individëve. Nisma e gjelbër e ProCredit Bank nuk përfundon me Qendrën e Biznesit të Laprakës.

Gjatë këtij viti e në vazhdim, Banka do të monitorojë perfomancën e pajisjeve dhe do të përcaktojë përfitimet e arritura mjedisore dhe ekonomike. Kjo do të ndihmojë në përzgjedhjen e teknologjive që do të përdoren në projektet e ardhshme të rinovimit të degëve aktuale apo të degëve të reja të ProCredit Bank Shqipëri.

NOA

KOMENTE