Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Partitë politike të respektojnë institucionet e pavarura
English

Topi: Partitë politike të respektojnë institucionet e pavarura

Tiranë, 20 maj, NOA – Presidenti i vendit, Bamir Topi u ka bërë sot apel forcave politike që të respektojnë institucionet e pavarura. “Partitë politike duhet të respektojnë institucionet e pavarura, pasi shteti i së drejtës, shteti demokratik forcohet nëpërmjet konsolidimit të institucioneve të pavarura, të cilat zbatojnë në çdo hap vetëm ligjin dhe Kushtetutën”, tha kreu i shtetit gjatë takimit të zhvilluar me Kryetarin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Xhonatan Stounstrit. Presidenti Topi, ka vlerësuar dhe rolin e OSBE/ODHIR-i për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ai ka theksuar se në prag të nxjerrjes së raportit të ndërmjetëm për zgjedhjet vendore të 8 majit, OSBE/ODIHR duhet të vazhdojë të japë kontributin dhe ndihmesën e saj të vyer në zgjidhjen ligjore e institucionale të situatës si dhe në përmirësimin e Kodit Zgjedhor aktual.

Nga ana tjetër “kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Xhonatan Stounstrit ndau të njëjtin mendim me Presidentin Topi se shprehja e maturisë, e ruajtjes së qetësisë dhe zbatimit me rigorozitet i ligjeve në fuqi e Kodit Zgjedhor në veçanti, mbetet me rëndësi për të sotmen dhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë duke shtuar se institucioni i administrimit të zgjedhjeve duhet të ketë në themel të punës së tij vetëm respektimin e ligjit”, njofton Zyra e Shtypit e Presidencës në lidhje me takimin.

a.k/NOA

KOMENTE